Turqia

Erdoğan: Brenda 17 viteve, Turqia mbolli 4,5 miliardë fidanë

"Brenda 17 viteve, duke mbjellë gjithsej 4,5 miliardë fidanë, sipërfaqen pyjore të vendit e kemi rritur në 22,6 milionë hektarë", tha Erdoğan

Sefa Şahin  | 11.11.2019 - Përdıtësım : 12.11.2019
Erdoğan: Brenda 17 viteve, Turqia mbolli 4,5 miliardë fidanë

Ankara

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se brenda 17 viteve, sipërfaqen pyjore të vendit e kanë rritur në 22,6 milionë hektarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan: Brenda 17 viteve, Turqia mbolli 4,5 miliardë fidanë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se brenda 17 viteve, sipërfaqen pyjore të vendit e kanë rritur në 22,6 milionë hektarë. Erdoğan, këtë e njoftoi gjatë aktivitetit të mbjelljes së 11 milionë fidanëve në mbarë vendin me rastin e "Ditës Kombëtare të Pyllëzimit". ( Presidenca e Turqisë / Murat Çetinmühürdar - Anadolu Agency )

Erdoğan, këtë e njoftoi gjatë aktivitetit të mbjelljes së 11 milionë fidanëve në mbarë vendin me rastin e "Ditës Kombëtare të Pyllëzimit".

"Brenda 17 viteve, duke mbjellë gjithsej 4,5 miliardë fidanë, sipërfaqen pyjore të vendit e kemi rritur në 22,6 milionë hektarë", tha ai.

Ai kritikoi edhe ata që drejtonin kritika ndaj Turqisë nën pretekstin e ambientalizmit duke u thënë "Ku janë tani?".

"Askush nuk mund ta matë dashurinë tonë ndaj së gjelbrës, ndjeshmërisë ndaj pemëve, ndaj mjedisit", tha mes tjerash presidenti turk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın