Turqia

Erdoğan: Bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll një "hap historik" për t'i dhënë fund luftës

Presidenti Erdoğan tha se raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, i mbajtur në Stamboll shënoi një "hap historik" drejt përfundimit të luftës që ka hyrë në vitin e katërt

Fatma Zehra Solmaz  | 05.06.2025 - Përdıtësım : 05.06.2025
Erdoğan: Bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll një "hap historik" për t'i dhënë fund luftës

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, i mbajtur të hënën në Stamboll, shënoi një "hap historik" drejt përfundimit të luftës që ka hyrë në vitin e katërt, transmeton Anadolu.

Duke theksuar shpresën për një fund të shpejtë të paqëndrueshmërisë në pjesë të ndryshme të botës, veçanërisht në Gaza, Sudan dhe Somali, presidenti turk tha se Ankaraja po bën çdo përpjekje për të ndaluar gjenocidin në Palestinë dhe për të siguruar që lufta midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë me një paqe të drejtë.

Në bisedimet e së hënës, të dyja palët ranë dakord të shkëmbejnë të burgosurit e luftës të sëmurë dhe të plagosur rëndë si dhe ata nën moshën 25-vjeç dhe të kthejnë trupat e 12 mijë ushtarëve.

Në mesazhin e tij për Kurban Bajramin, Erdoğan potencoi përpjekjet rajonale për paqe. "Me mbështetjen e të gjitha vendeve tona vëllazërore në rajon, besojmë se Siria do të arrijë paqe të qëndrueshme dhe do të kthehet në ditët e saj të lavdishme", tha ai.

"U shpreh urimet e mia të përzemërta të gjithë qytetarëve tanë si dhe vëllezërve dhe motrave tona në të gjithë gjeografinë tonë kulturore dhe në mbarë botën, me rastin e kësaj feste të bekuar", shtoi ai.

Presidenti Erdoğan shprehu respekt për vëllezërit dhe motrat palestinezë që po "zhvillojnë një luftë epike" në Gaza dhe në territoret e pushtuara palestineze. Ai vlerësoi "rezistencën e tyre të palëkundur" përballë sulmeve brutale të Izraelit.

Ai nderoi të gjithë banorët e Gazës që humbën jetën në sulme, duke thënë se ata kujtohen me mëshirë dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın