Erdoğan bisedë telefonike me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II
Erdoğan ka thënë Turqia i kushton rëndësi të madhe bashkimit, unitetit dhe prosperitetit ekonomik të Jordanisë

Ankara
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, në bisedën e realizuar mes Erdoğanit dhe Mbretit Abdullah II është diskutuar mbi çështjet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Erdoğan ka thënë Turqia i kushton rëndësi të madhe bashkimit, unitetit dhe prosperitetit ekonomik të Jordanisë. Ai në bisedën me Abdullah II i ka uruar sukses Omar al-Razzaz-it, të cilit iu dha detyra për formimin e qeverisë në Jordani.
Presidenti Erdoğan dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po ashtu biseduan edhe për përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e statusit të Kudsit.
Në bisedë është konfirmuar vendosmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe mes Turqisë dhe Jordanisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.