Turqia

Erdoğan: Banesat do të shërbejnë si shenjë e re e miqësisë Turqi-Shqipëri

"Këto banesa do të shërbejnë si shenjë e re e miqësisë Turqi-Shqipëri. Shpresojmë që së shpejti të përfundojmë fazën e parë të banesave dhe më pas të fillojmë dorëzimin e tyre vëllezërve tanë", tha presidenti Erdoğan

Ferdi Türkten, Fatjon Cuka  | 23.12.2020 - Përdıtësım : 24.12.2020
Erdoğan: Banesat do të shërbejnë si shenjë e re e miqësisë Turqi-Shqipëri Foto: TCCB / Murat Çetinmühürdar

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se banesat që do të ndërtohen nga Autoriteti Shtetëror i Zhvillimit Strehimor të Turqisë (TOKI) do të shërbejnë si shenjë e re e miqësisë Turqi-Shqipëri.

"Banesat që do të ndërtohen nga Autoriteti Shtetëror i Zhvillimit Strehimor të Turqisë (TOKI) do të shërbejnë si shenjë e re e miqësisë Turqi-Shqipëri. Shpresojmë që së shpejti të përfundojmë fazën e parë të banesave dhe më pas të fillojmë dorëzimin e tyre vëllezërve tanë që kanë humbur shtëpitë gjatë tërmetit", tha Erdoğan në një lidhje të drejtpërdrejt në ceremoninë e hedhjes së themeleve për 522 banesat që do të ndërtohen në Shqipëri nga TOKI.

Pas përshëndetjeve për Shqipërinë dhe shqiptarët, Erdoğan tha se se Turqia mobilizoi menjëherë mundësitë e saj pas tërmetit që u përjetua më 21 shtator dhe 26 nëntor 2019 në Shqipëri.

"Shqipëria është partnere dhe mike e afërt e Turqisë në Ballkan. Gëzimin e popullit shqiptar ne e shohim si gëzimin tonë, ndërsa edhe pikëllimin e tij si pikëllimin tonë", shtoi Erdoğan.

Menjëherë pas tërmetit të shtatorit Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dërgoi në Shqipëri katër maune me ndihma, tha Erdoğan i cili u shpreh se "Pas fatkeqësisë së tërmetit në nëntor përveç ndihmave të tjera shtesë që siguruam ne vendosëm ndërtimin e banesave për vëllezërit tanë shqiptarë. Pavarësisht pandemisë së COVID-19, në korrikun e kaluar ne nënshkruam memorandumin e nevojshëm të mirëkuptimit dhe filluam ndërtimet. Ndërsa sot me pjesëmarrjen e ministrit tonë të mjedisit dhe urbanizimit, Murat Kurum po realizojmë ceremoninë e hedhjes së themeleve për këto banesa që shpresojmë se do të jenë një strehë e ngrohtë për vëllezërit tanë shqiptarë".

Presidenti Erdoğan pasi informoi se ky projekt përfshin 522 banesa dhe ka një kosto prej rreth 42 milionë eurosh, ai shprehu urimet që ky projekt të shërbejë në të mirë.

"Këto banesa shërbejnë si shenjë e re e miqësisë Turqi-Shqipëri. Shpresojmë që së shpejti të përfundojmë fazën e parë të banesave dhe më pas të fillojmë dorëzimin e tyre vëllezërve tanë që kanë humbur shtëpitë gjatë tërmetit. Me këtë rast uroj që Allahu të mëshirojë vëllezërit tanë shqiptarë që kanë humbur jetën në këtë tërmet. Gjithashtu u shpreh durim dhe ngushëllime familjarëve. E lus Zotin që të na mbrojë nga të gjitha llojet e katastrofave, fatkeqësive dhe epidemive", tha Erdoğan.

"Fjalimin që mbajti pak më parë miku i i vlefshëm Edi Rama e ndoqa me të gjithë ndjeshmërinë. Besoj se me kontributin e tij kryesisht në këtë proces, ne do të eliminojë në kohën më të shkurtër katastrofat e këtij tërmeti dhe do të sigurojmë që të gjithë viktimat e tërmetit të marrin pjesë në këto banesa të bukura, në këtë formacion të bukur. Uroj që të jetoni në shëndet dhe paqe për një jetë me familjet tuaja dhe të gjithë dashurit në këtë banesa. Ju uroj Vitin e ri që po afron dhe ju përshëndes edhe njëherë përzemërsisht", deklaroi Erdoğan.

Kryeministri Rama në fjalën e tij në ceremoni duke uruar në turqisht mirëseardhjen për të pranishmit tha se lagjja e re që po ndërtohet në Laç do të jetë dëshmi e marrëdhënies së veçantë mes dy popujve

Në qytetin e Laçit është mbajtur ceremonia për hedhjen e themeleve të projektit të banesave për familjet që u prekën nga tërmeti i vitit të kaluar, ndërkohë mbajtën fjalë përshëndetëse presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë nga të dyja vendet.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, kryetari i Autoritetit Shtetëror të Zhvillimit Strehimor të Turqisë (TOKI), Ömer Bulut, ministri i Rindërtimit i Qeverisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj dhe kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara. 

Kryeministri Rama në fjalën e tij në ceremoni duke uruar në turqisht mirëseardhjen për të pranishmit tha se lagjja e re që po ndërtohet në Laç do të jetë dëshmi e marrëdhënies së veçantë mes dy popujve. 

"Sot jemi këtu për të dëshmuar solidaritetin e jashtëzakonshëm që Republika e Turqisë dhe presidenti Erdoğan kanë shprehur që në momentet e para, pas fatkeqësisë së madhe të 26 nëntorit të shkuar, po ashtu edhe fjalën e mbajtur të presidentit dhe të miqve tanë turq, për të nisur nga puna dhe për ta rilindur zemrën e qytetit të vogël të Laçit me një lagje të re. Një lagje simbol e duarve të shtrënguara të miqësisë dhe të solidaritetit e cila do të jetë këtu për kohët që vijnë si dëshmi e kësaj marrëdhënie të veçantë mes dy popujve, dy vendeve dhe dy qeverive tona", u shpreh Rama.  

Rama tha se "Turqia ishte pjesë e rrjetit të vendeve mike që jo vetëm u shprehën me fjalë që në momentet e para, por angazhuan menjëherë forca njerëzore dhe burime materiale për të qenë të pranishëm kur ende jetë njerëzore kërcënoheshin nga gërmadhat."

Kryeministri i Shqipërisë tha se projekti i Turqisë është një projekt që vjen si shprehje e respektit për territorin, me parametra urbanë.

Projekti që përfshin ndërtimin e 522 apartamenteve, 37 njësi tregtare dhe qindra vedne parkimi zhvillohet nga Autoriteti Shtetëror i Zhvillimit Strehimor të Turqisë (TOKI) me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa punimet në Njësinë Administrative Laç, në Bashkinë e Kurbinit, po realizohen nga kompania Albayrak.

Ministri Kurum: Vazhdojmë të jemi pranë Shqipërisë

Ministri Kurum tha gjatë fjalës në ceremoninë për hedhjen e themeleve të projektit të banesave për familjet që u prekën nga tërmeti i vitit të kaluar, se përmes projektit do të forcohen akoma më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në qytetin e Laçit është mbajtur ceremonia për hedhjen e themeleve të projektit të banesave për familjet që u prekën nga tërmeti i vitit të kaluar, ndërkohë mbajtën fjalë përshëndetëse presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë nga të dyja vendet. 

Në ceremoni gjithashtu përshëndetën edhe ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, kryetari i Autoritetit Shtetëror të Zhvillimit Strehimor të Turqisë (TOKI), Ömer Bulut, ministri i Rindërtimit i Qeverisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj dhe kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara. 

Ministri Kurum tha gjatë fjalës në ceremoni se përmes projektit do të forcohen akoma më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve  

"Presidentit Erodğan ka një respekt të veçantë për Shqipërinë. Përmes këtij projekti do të forcojmë akoma më shumë marrëdhëniet tona mes dy vendeve dhe shpresojmë që të jenë të dobishme këto banesa për banorët e Laçit", theksoi Kurum.  

"Prej shekujsh ne jemi vëllezër që kemi ndarë historinë, kulturën, dhimbjet dhe lumturitë e njëjta. 

Ne si Turqi e kemi pasur pranë Shqipërinë mik dhe vëlla sidomos pas tentativës për grusht shteti, tentativë e terroristëve të pabesë të organizatës terroriste FETO më 15 korrik. Ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi pranë Shqipërisë në çdo kusht. Shpresoj nga zemra që edhe ky projekt do të jetë një shtysë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve", theksoi ministri Kurum. 

Ai shtoi se planifikojnë që pas 8 muajve sërish të takohen dhe me pjesëmarrjen e presidentit Erdoğan t'i dorëzojnë banesat.

"Një nga hallkat më të mira të miqësisë turko-shqiptare"

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, theksoi se pas tërmetit me porosi të presidentit Erdoğan filloi procesi për ndërtimin e banesave.  

"Pas tërmetit, ne si Turqi, me të gjitha fuqitë që kishim u mobilizim për të qenë ilaç. Ky projekt është një nga hallkat më të mira të miqësisë turko-shqiptare", tha ai.

Kryetari i TOKI, Ömer Bulut, tha se janë në Shqipëri për të treguar edhe një herë miqësinë mes dy vendeve.    

"Jam shumë i lumtur që gjendem sot në Shqipëri. Një nga vendet që ka përjetuar më shumë dhimbje nga tërmetet është Turqia, sidomos këtë vit kemi pasur tre tërmete. Turqia erdhi të ndihmonte këtë vend mik që është Shqipëria. Populli shqiptar dhe turk kanë një lidhje shumë të vjetër historike dhe kulturore prandaj kjo na bën që të jemi të detyruar ta ndihmojmë njëri-tjetrin", tha Bulut. 

Bulut theksoi se planifikojnë që banesat t'ua dorëzojnë autoriteteve shqiptare deri shtatorin e ardhshëm.

"Simbol kuptimplotë i miqësisë mes dy vendeve tona"

Ministri i Rindërtimit i Qeverisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj tha se projekti është një simbol kuptimplotë i miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.  

  "Jemi bashkë me kantierin më të madh të rindërtimit që është jo vetëm një shembull i transformimit tërësor urban dhe social të një qyteti që po ngrihet nga rrënojat e tërmetit shkatërrues të një viti më parë, por edhe një simbol kuptimplotë i miqësisë mes dy vendeve tona", tha Ahmetaj.  Ai tha se projekti i Turqisë do të krijojë një standard të ri jetese për banorët.

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, tha se projekti i Turqisë do të transformojë qytetin dhe japë një hov të ri zhvillimit.   

"Ne shqiptarët kemi një shprehje që thotë miku i mirë në ditë të vështirë. Kjo besoj do të jetë shprehja më kuptimplotë dhe që përmbledh gjithë ndihëm dhe mbështetjen e dhënë nga populli turk, qeveria turke dhe presidenti Erdoğan për komunitetin e Bashkisë së Kurbinit", tha Cara.   

Projekti që përfshin ndërtimin e 522 apartamenteve, 37 njësi tregtare dhe qindra vende parkimi zhvillohet nga Autoriteti Shtetëror i Zhvillimit Strehimor të Turqisë (TOKI) me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa punimet në Njësinë Administrative Laç, në Bashkinë e Kurbinit, po realizohen nga kompania Albayrak.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.