Turqia

Ekipi aerobatik "Yjet Turke" vizatuan hënën në qiell

Qytetarët e Konyas sot patën mundësinë të vëzhgojnë një performancë shumë interesante të ekipit akrobatik nga baza kryesore e Komandës së Forcave Ajrore në Konya

Abdullah Doğan  | 14.08.2020 - Përdıtësım : 15.08.2020
Ekipi aerobatik "Yjet Turke" vizatuan hënën në qiell ( Abdullah Doğan - Anadolu Agency )

Konya

Ekipi aerobatik i Forcave Ajrore Turke Turk Yildizlari (Yjet Turke) performoi në qytetin turk Konya dhe përsëri magjepsën vëzhguesit me një hënë të "vizatuar" në qiell, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët e Konyas sot patën mundësinë të vëzhgojnë një performancë shumë interesante të ekipit akrobatik nga baza kryesore e Komandës së Forcave Ajrore në Konya, e cila edhe një herë demonstroi shkathtësitë e saj.

Pilotët vizatuan një "hënë" në qiell, duke aluduar në hënën që ndodhet në flamurin shtetëror të Republikës së Turqisë.

"Yjet Turke" janë ekipi kombëtar i ekipit aerobik të vendit, i cili më së shpeshti performon me 8 avionë luftarakë Canadair NF-5. Kjo është një nga ekipet e pakta kombëtare aerobatike që përdor avionët supersonikë dhe i vetmi në botë që fluturon në formimin e 8 avionëve të tillë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın