Dy ushtarë turq të martirizuar nga PKK në veri të Irakut
"Dy ushtarë tanë heroikë ranë dëshmorë dhe dy u plagosën sot si rezultat i një zjarri provokativ me mortajë nga pjesëtarët e organizatës terroriste separatiste në rajonin Haftanin", tha Ministria turke e Mbrojtjes

Ankara
Dy ushtarë turq kanë rënë dëshmorë dhe dy të tjerë janë plagosur në rajonin Haftanin të Irakut verior pasi pjesëtarët e organizatës terroriste PKK kanë hapur zjarr provokativ, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Dy ushtarë tanë heroikë ranë dëshmorë dhe dy u plagosën sot si rezultat i një zjarri provokativ me mortajë nga pjesëtarët e organizatës terroriste separatiste në rajonin Haftanin", tha ministria në një deklaratë.
Në deklaratë thuhet se ushtria turke është kundërpërgjigjur duke eliminuar objektivat e detektuara terroriste në rajon.
Organizata terroriste PKK shpesh përdor Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare kundër Turqisë.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.