Turqia

Droni turk Eren, i pari në botë me armë lazer kryen me sukses goditjet nga distanca të ndryshme

"Në kuadër të testeve janë kryer goditje të suksesshme nga distancat 500, 300 dhe 100 metra", tha Zëvendës komisari Aykut Eroğlu

Kemal Karadağ   | 10.12.2021
Droni turk Eren, i pari në botë me armë lazer kryen me sukses goditjet nga distanca të ndryshme

Ankara

KEMAL KARADAĞ -

Droni turk Eren që është prodhim vendas dhe kombëtar si dhe droni i parë me armë lazer në botë, goditi me sukses objektivat nga distancat 500, 300 dhe 100 metra dhe pas testimeve droni Eren do të vendoset në inventar, raporton Anadolu Agency (AA).

I zhvilluar në bashkëpunim nga TÜBİTAK dhe ASİSGUARD nën koordinimin e Departamentit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe i emërtuar nga ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, droni Eren me fluturimin në distancën prej 3.000 metrash mund të neutralizojë me lazer lëndët shpërthyese në tokë.

Droni me armë lazer për të cilin vazhdojnë punimet e testimit dhe zhvillimit, planifikohet të vendoset në inventar pas përfundimit të këtyre punimeve. Droni Eren ka kryer me sukses goditjet nga distancat 500, 300 dhe 100 metra.

Për dronin ka pasur një interes të madh edhe në prezantimin e tij në "Ditët e Prezantimit për Inkurajimet Shtetërore" që u zhvillua në qendrën e Kongresit dhe Ekspozitave ATO Congresium nga kryesia e komunikimeve të Presidencës turke.

Zëvendës komisari Aykut Eroğlu ka dhënë informacione lidhur me dronin për gazetarin e AA-së ku ka theksuar se Eren është dron me armë lazer për shkatërrimin e bombave.

Ai tha se arma lazer ka aftësinë për të shkatërruar nga një distancë e caktuar bombat e punimit me dorë dhe municioneve ushtarake dhe se Eren është testuar duke kryer goditje mbi një pllakë çeliku.

"Eren është dron dhe armë lazer. Kemi realizuar të parin në botë duke bashkuar lazerin me dronin. I kemi shtuar aftësinë për të goditur nga ajri. Eren është prodhimi ynë plotësisht vendas dhe kombëtar. Kemi marrë rezultate të suksesshme në testet nga distanca të caktuara", tha Eroğlu.

Në kuadër të testeve janë kryer goditje të suksesshme nga distancat 500, 300 dhe 100 metra, shpjegoi Eroğlu duke shtuar se Eren do të mundësojë shkatërrimin e bombave pa dërguar në rajon ekspertin për shkatërrimin e bombave.

Eroğlu potencoi se në kuadër të ditëve të promovimit të rinjtë kanë treguar interes të madh për Eren dhe se kanë marrë informacione lidhur me sistemin e punimit të dronit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın