Turqia

Drejtori i Përgjithshëm i AA-së Karagöz: Fitorja në Karabak tregoi se sa i rëndësishëm është komunikimi strategjik

Karagöz iu drejtua Forumit Mediatik të Këshillit Turk me temë "E kaluara e rrënjosur, e ardhmja e fortë", organizuar nga Drejtoria e Komunikimit e Presidencës së Turqisë, dhe foli në një panel me titull "Krijimi i së ardhmes si bota turke"

Elif Küçük, Başak Akbulut Yazar  | 24.10.2021 - Përdıtësım : 25.10.2021
Drejtori i Përgjithshëm i AA-së Karagöz: Fitorja në Karabak tregoi se sa i rëndësishëm është komunikimi strategjik ( Emrah Yorulmaz - Anadolu Agency )

Stamboll

Drejtori i Përgjithshëm i Anadolu Agency (AA), Serdar Karagöz, tha në Stamboll se fitorja në Karabak nuk është vetëm një fitore ushtarake, por një fitore e madhe dhe thelbësore dhe ka treguar se sa i rëndësishëm është komunikimi strategjik.

Karagöz iu drejtua Forumit Mediatik të Këshillit Turk me temë "E kaluara e rrënjosur, e ardhmja e fortë", organizuar nga Drejtoria e Komunikimit e Presidencës së Turqisë, dhe foli në një panel me titull "Krijimi i së ardhmes si botë turke".

Karagöz tha se që nga shekulli i 18-të, turqit janë përpjekur të jenë të bashkuar, se herë dhimbja e herë fitorja i bashkon vendet, por gjithmonë janë më të bashkuar në një luftë të përbashkët.

Duke iu referuar luftës së fundit në Karabak, Karagöz nënvizoi se Karabaku nuk duhet harruar.

"Rëndësia e Karabakut nuk është vetëm fitorja ushtarake, por një fitore e madhe, fitore themelore që na bashkon të gjithëve. Ky është një hap drejt vendosjes së unitetit. Me fitoren në Karabak, institucionet tona, mediat, agjencitë e lajmeve, universitetet, intelektualët, ne të gjithë patëm kënaqësinë të punonim së bashku dhe të arrinim fitoren. Dhe kjo do të na hapë dyer të reja”, tha Karagöz, duke shtuar:

“Kur filloi lufta për Karabakun, zgjati 44 ditë, por kur merret parasysh i gjithë procesi deri në ato 44 ditë, bota në përgjithësi asnjëherë nuk ka pranuar dhe nuk ka lejuar të pranohet që Azerbajxhani ka pësuar padrejtësi”.

Ai deklaroi se në mediat perëndimore dhe lindore nuk kishte tekste, analiza të gjata dhe diskurse për pushtimin e territorit të Azerbajxhanit dhe se me vite është punuar për atmosferën sikur Azerbajxhani po i bën presion Armenisë.

"Ne këmbëngulëm që mediat nga Turqia, Azerbajxhani dhe bota turke, të cilat konsiderohen të vogla kur shikojmë botën në tërësi, të flasin dhe të përdorin termin 'zonë e pushtuar'", theksoi Karagöz.

Duke rikujtuar se kanalet ndërkombëtare të TRT-së dhe lajmet e transmetuara nga AA filluan t'i tregojnë botës për agresionin armen, Karagöz tha se ishte krijuar baza që ky qëndrim agresiv definitivisht të merrte një përgjigje.

"Një pjesë e rëndësishme e luftës përfundoi në një nivel perceptues, në ditën kur pala azerbajxhanase, në luftën e saj të drejtë, i dha dritën jeshile ushtrisë së saj së bashku me ushtrinë turke për t'u mbrojtur, sepse e gjithë bota pranoi agresionin armen. Pas kësaj, me një planifikim shumë strategjik, sigurisht që këtu duhet t'i referohemi punës së Drejtorisë sonë të Komunikimit, erdhën gazetarë nga jashtë. Gazetarë nga jashtë e ndoqën këtë luftë në Azerbajxhan. TRT World është vendosur në Azerbajxhan me të gjithë elementët e saj. Anadolu Agency ishte stacionuar në Azerbajxhan me të gjitha instrumentet e saj dhe u transmetuan qindra dhe mijëra lajme në 44 ditë", tha Karagöz.

Më tej theksoi se Armenia ka popullsinë më të madhe të diasporës në botë.

"Kjo diasporë armene është gjithashtu një nga diasporat më të fuqishme ekonomikisht në botë. Selia e saj është në Kaliforni, pikërisht në qendrën e hegjemonizmit kulturor. Dega tjetër është në Francë. Rezistenca ndaj mediave ndërkombëtare ka filluar të shfaqet nga këto dy qendra. Por ne me një mënyrë strategjike, të planifikuar dhe të programuar i shpjeguam gjithë botës çështjen tonë të drejtë që gazetarët e huaj panë me sytë e tyre atë që po ndodhte", deklaroi Karagöz.

“Aty panë shtypjen që kishte bërë Armenia. Fotografuan persekutimet në territoret e pushtuara si ndaj popullit ashtu edhe ndaj objekteve historike dhe në fund të 44 ditëve, në ditën e fitores, nuk pati asnjë kundërshtim në botë pavarësisht këtij lobi të fuqishëm armen. Fitorja u arrit jo vetëm në terren, por edhe në komunikim, dhe fitorja e këtij komunikim na dha të gjithëve një ide. Gjithashtu na frymëzoi. Media më të forta, media më strategjike", shtoi ai.

Karagöz tha se kur media përdoret në mënyrë strategjike, mund të arrihen rezultate si në rastin e Jamal Khashoggi, ashtu edhe në fitoren në Karabak.

"Kjo fitore në Karabak dhe historia e Jamal Khashoggi-t na treguan se sa i rëndësishëm është komunikimi strategjik. Gjatë viteve, industria e Hollivudit ka bërë dhjetëra filma. Janë bërë dhjetëra seriale. Ata janë promovuar përmes muzikës. Para së gjithash, Armenia është një nga grupet e cila më së shumti në botë tregon imazhin e viktimizimit. Ky imazh i viktimës gjithmonë ka fshehur dhe mbuluar veprat e tyre mizore. Deri në fitoren në Karabak”, shpjegoi Karagöz.

Ai tha se ekspertët në botën e medias duhet vënë gjithmonë në qendër dimensionin e fitores së komunikimit në Karabak dhe të shqyrtojnë se çfarë mund të bëhet tjetër.

"Ndërsa luftojmë kundër dezinformimit dhe luftojmë për të drejta dhe drejtësi, kemi parë dy shembujt më të mirë të komunikimit strategjik si në Karabak, ashtu edhe në rastin e Jamal Khashoggi-t. Mendoj se ky sukses që bota turke ka arritur me fitoren në Karabak do të hapë dyert e fitoreve dhe arritjeve të reja në muajt dhe vitet e ardhshme”, tha Karagoz.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın