Turqia

"Deri në fund të vitit do të përfundojnë të gjitha proceset kundër FETO-s"

Ministri Gül qëndroi në qytetin turk të Gaziantepit dhe me këtë rast foli për sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër organizatës terrositste FETO

Feride Pelin İnal  | 20.07.2018 - Përdıtësım : 20.07.2018
"Deri në fund të vitit do të përfundojnë të gjitha proceset kundër FETO-s"

Gaziantep

GAZIANTEP (AA) - Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gül sot në Gaziantep deklaroi se në periudhën nga tentimi për grusht shteti më 15 korrik 2016 e deri më tani kanë përfunduar gati dy të tretat e proceseve gjyqësore kundër anëtarëve të FETO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Gül qëndroi në qytetin turk të Gaziantepit dhe me këtë rast foli për sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër organizatës terrositste FETO.

Ai tha se sipas parashikimeve të gjitha proceset do të përfundojnë deri në fund të vitit.

"Pas tentimit për grusht shteti më 15 korrik, kanë përfunduar gati dy të tretat e procesuimit të anëtarëve të FETO-s. Sipas parashikimeve tona të gjitha proceset do të përfundojnë deri në fund të këti viti. Flasim për mbi 2.000 të dënuar me burgime të rënda të përjetshme dhe dënime me burgime të tjera disa vjeçare. Sigurisht ka edhe prej atyre që janë shpallur të pafajshëm, ndërsa të gjitha proceset kanë vazhduar në mënyrë të drejtë. Gjaku i 251 dëshmorëve tanë nuk do të mbetet në tokë", ka thënë Gül.

Lidhur me luftën kundër FETO-s ai tha se se deri më tani nga detyra janë shkarkuar 4.000 gjykatës dhe se me pastrimin e strukturave të FETO-s, gjyqësori kthehet në normalitet.

"Me pastrimin e strukturave të FETO-s nga gjyqësori, në kuadër të së cilës deri më tani janë shkarkuar 4.000 gjykatës, gjyqësori i kthehet normalitetit të saj. Ashtu siç u normalizua Turqia dhe iu kthye periudhës së saj të ngritjes, edhe gjyqësori në të njëjtën mënyrë do të kthehet në normalitet dhe do të bazohet në drejtësi. Gjyqësori tashmë e ndjen këtë dhe qytetarët tanë e ndjejnë këtë", ka thënë ministri Gül.

Gül gjithashtu theksoi se janë gjetur prova të reja të rëndësishme për përfshirjen e organizatës terroriste FETO në tentimin për grusht shteti më 15 korrik 2016 në Turqi.

"Këto janë të dhënat nga celulari i një anëtari të FETO-s. Kjo është provë për lidhje direkte të FETO-s në tentimin për grusht shteti, e cila forcon të gjitha provat e mëparshme. Prova e sapozbuluar është në dorën e organeve kompetente. Sonte do të kem një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit dhe të gjithë procesin do ta ndjekim së bashku", ka thënë Gül.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın