Turqia

Delegacioni ushtarak i SHBA-ve vazhdon vizitën në Turqi

Pas takimeve të zhvilluara në Ankara, delegacioni amerikan dhe gjeneral lejtnantët Stephen Twitty dhe Thomas Bergeson mbërritën në aeroportin GAP në Şanlıurfa

Mehmet Fatih Aslan  | 11.09.2019 - Përdıtësım : 12.09.2019
Delegacioni ushtarak i SHBA-ve vazhdon vizitën në Turqi

Şanlıurfa

Zv/komandanti i Komandës Evropiane të SHBA-ve, gjeneral lejtnant Stephen Twitty dhe zv/komandant i Komandës Qendrore të SHBA-ve, gjeneral lejtnant Thomas Bergeson kanë mbërritur në qytetin Şanlıurfa të Turqisë për të kryer inspektime në kufirin e Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas takimeve të zhvilluara në Ankara, delegacioni amerikan dhe gjeneral lejtnantët Twitty dhe Bergeson mbërritën me një avion privat në aeroportin GAP në Şanlıurfa.

Delegacioni amerikan u prit nga anëtarët e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), ndërsa më pas me një autokolonë prej 10 automjetesh ushtarake u nis drejt rajonit Akçakale ku ndodhet edhe kufiri me Sirinë.

Gjatë kalimit të autokolonës theksohet se u morën masa të gjera sigurie.

Mësohet se gjeneral lejtnantët amerikanë do të kryejnë inspektime dhe bisedime me delegacionin e TSK-së në Qendrën e Përbashkët të Operacioneve në Akçakale, që është formuar për ndërtimin e zonës së sigurt në Siri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.