Turqia

Delegacionet turke dhe ruse do të takohen sërish për Idlibin

Delegacioni turk do të jetë i kryesuar nga zv.ministri i Jashtëm, ambasadori Sedat Önal dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe shërbimet inteligjente

Ömer Tuğrul Çam  | 10.02.2020 - Përdıtësım : 11.02.2020
Delegacionet turke dhe ruse do të takohen sërish për Idlibin

Ankara

Delegacionet turke dhe ruse do të takohen sot edhe njëherë pas takimit të zhvilluar në fundjavë lidhur me situatën në Idlib të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, delegacionet do të takohen edhe një herë sot në orët e mesditës në kryeqytetin Ankara.

Ashtu si në takimin e zhvilluar në fundjavë, edhe në këtë takim delegacioni turk do të jetë i kryesuar nga zv.ministri i Jashtëm, ambasadori Sedat Önal dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe shërbimet inteligjente.

Në delegacionin rus të kryesuar nga zv.ministri i Jashtëm rus, Sergey Vershinin dhe përfaqësuesi i presidentit rus Vladimir Putin për Sirinë, Aleksandr Lavrentyev, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues ushtarakë rusë nga shërbimet inteligjente.

Në takimin e mbajtur për tre orë të shtunën me dy raunde është diskutuar për vendosjen sa më parë të qetësisë në terren dhe për hapat që mund të hidhen mbi përparimin e procesit politik. Delegacionet vendosën që vazhdojnë bisedimet.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.