Turqia

Çiklistët gjermanë të gatshëm për të zbuluar Turqinë, pikënisja Stambolli

Çiklistët gjermanë pas turneut pesë ditor në Stamboll do të kalojnë Gjeorgji dhe Armeni, ndërsa pas dy muajve sërish do të fillojnë për një turne gjithëpërfshirëse në Turqi

Mehmet Kara  | 18.08.2019 - Përdıtësım : 19.08.2019
Çiklistët gjermanë të gatshëm për të zbuluar Turqinë, pikënisja Stambolli ( Mehmet Kara - Anadolu Agency )

Stamboll

Çiklisti gjerman Christian Pries i cili që 22 vite udhëton për të bërë turne në të gjithë botën me biçikletë, si dhe shoqja e tij Maren Hagel e cila këtë vit i është bashkangjitur atij, duke filluar nga Stambolli do të udhëtojnë në mbarë Turqinë.

Çiklistët gjermanë pas turneut pesë ditor në Stamboll do të kalojnë në Gjeorgji dhe Armeni, ndërsa pas dy muajve sërish do të fillojnë për një turne gjithëpërfshirëse në Turqi.

Pries në kuadër të turneut botëror me biçikletë të cilën e ka filluar si "një ëndërr rinie" ka shëtitur mbi 50 shtete në Evropë, Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut. Shoqja e tij, Maren, para një viti i është bashkangjitur atij me të cilën deri më tani kanë vizituar Mongolinë, Kirgistanin, Taxhikistanin, Rusinë, Italinë, Francën, Islandën, Rumaninë, Greqinë dhe Bullgarinë.

Pasi të kthehen nga Gjeorgjia dhe Armenia, ata planifikojnë që të shëtisin një nga një çdo qytet të Turqisë.

Pries i cili merret me tregti, ndërsa Hagel e cila ka braktisur profesionin si mësuese dhe ka filluar turneun botëror me biçikletë, përvojat e tyre gjatë udhëtimit ia rrëfyen gazetarit të Anadolu Agency (AA).

- "Biçikleta është mjeti më i mirë për të zbuluar edhe natyrën edhe njeriun"

Pries tregon se në turneun botëror ka nisur kur ka qenë 16 vjeçar. Ai çdo vit me intervale të ndryshme ka udhëtuar në vende të ndryshme.

Ai thekson se nëpërmjet rrugëtimit të tij me biçikletë ka njohur më mirë "veten" por edhe njerëzit. "Pjesa më e mirë e rrugëtimit me biçikletë është që nuk ju mungon asnjë detaj për arsye se është ngadalë. E zbuloni nga afër natyrën. Bisedimi me njerëzit, të dëgjosh storjet e tyre, të mësosh kulturën e tyre duke përjetuar është më lehtë", tha Pries.

Pries thotë se gjatë udhëtimit zakonisht janë të mirëpritur kudo që të shkojnë. Ai tregon se udhëtimi me biçikletë ka ndryshuar perceptimin e tij në lidhje me kohën.

"Veprojmë sipas diellit. Kur lind dielli zgjohemi dhe nisim udhëtimin, kur është në kulm pushojmë dhe kur perëndon zakonisht flejmë", u shpreh çiklisti gjerman.

Ai tregon se Stambolli u ka bërë surprizë atyre pasi ka rënë shi, duke treguar se kanë shëtitur shumë vende historike.

- "Në Rumani punuam me fermerët"

Ndërkohë, Hagel e cila para një viti i është bashkuar Pries, tregoi se udhëtimi me biçikletë ka lënë gjurmë të mëdha në jetën e saj.

Ajo tregoi se ka patur mundësinë që t'i zbulojë shtetet dhe njerëzit me formën më natyrale të tyre me anë të biçikletës.

"Pasi shëtitëm shumë shtete arritëm në Rumani. Ishte verë dhe njerëzit ishin duke u marrë me korrje. Ne qëndruam me fermerë dhe punuam bashkë. Në mbrëmje shkuam tek shtëpitë e tyre dhe të nesërmen përsëri punuam", u shpreh Hagel duke treguar një çast nga vizita e tyre në Rumani.

Ajo theksoi se udhëtimi me biçikletë ka shumë vështirësi, duke përmendur këtu pamundësia e bartjes së ushqimit të shumtë dhe kushtet e motit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın