Turqia

Cevdet Türkyolu, rrjeti i FETO-s në SHBA

Në kampin në rajonin Saylorsburg të Pensilvanisë në SHBA ku jeton kreu i FETO-s Gülen thuhet se Türkyolu si "Sekretar i Gülenit" menaxhon bisedimet e kreut të FETO-s

İslam Doğru  | 09.07.2019 - Përdıtësım : 10.07.2019
Cevdet Türkyolu, rrjeti i FETO-s në SHBA

New York

İSLAM DOĞRU

Cevdet Türkyolu, një nga emrat më të afërt të Fethullah Gülen-it, kreut të Organizatës Terroriste (FETO), njihet me pasuri të patundshme të organizatës, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në kampin në rajonin Saylorsburg të Pensilvanisë në SHBA ku jeton kreu i FETO-s Gülen thuhet se Türkyolu si "Sekretar i Gülenit" menaxhon bisedimet e kreut të FETO-s.

Brenda organizatës i njohur ndryshe edhe si "Xhevdeti i gjatë", Türkyolu është i martuar me mbesën e Gülen-it me emrin Mekrube. Ekipi në kamp kryen detyrën lidhur me Türkyolu i cili prej vitesh është një nga emrat më të afërt me kreun e organizatës dhe i cili ka lidhje farefisnore me të.

Türkyolu, jeton në një shtëpi 5 minuta larg vendbanimit (Golden Generation Chestnut Camp Retreat Center), e cila ruhet nga rojet private amerikane të sigurisë dhe e rrethuar plotësisht nga pemët.

Pretendohet se Türkyolu mban arkën e organizatës dhe orienton në punë komerciale në fusha të ndryshme miliona dollarë burime në përputhje me udhëzimet e Gülenit.

Pasuritë e Türkyolu në SHBA

Në kampin e ruajtur nën masa intensive të sigurisë, tërheqin vëmendjen pasuritë e patundshme të familjes së Türkyolu dhe se ai është personi që njeh sekretet më intime të Gülenit.

Sipas informacioneve të pasurive të patundshme që gjenden në faqet e kërkimit të internetit në SHBA të cilat janë të hapura për publikun, familja Türkyolu ka gjithsej shtatë shtëpi të regjistruara në Pensilvani dhe Florida. Katër prej tyre janë të regjistruara në emrin e Türkyolu dhe gruas së tij, ndërkohë që në emër të vajzës së tij Büşra janë dy shtëpi dhe në emër të djalit të tij Esat është e regjistruar një shtëpi.

Një nga dy shtëpitë e tij në Florida, Türkyolu e ka shitur për 124 mijë dollarë një vit më parë, ndërsa shtëpia tjetër me vlerë 150 mijë dollarë në Orlando ende është e regjistruar në pronësi të tij.

Ndërsa vlera e shtëpive të cilat ndodhen menjëherë pranë kampit të FETO-s varion mes 100 deri në 450 mijë dollarë.

Ndërkohë në objektivat e AA-së është reflektuar flamuri amerikan që ndodhet në hyrje të shtëpisë pranë kampit që i përket Büşra Türkyolu, vajzës së Cevdet Türkyolu.

Në parcelën që ndodhet pas shtëpisë së Büşra Türkyolu, ndodhet varreza Gurbet, (Gurbet Cemetery) e cila u themelua nga anëtarët e FETO-s, por në të cilën nuk gjendet asnjë varr.

Pasuritë në Turqi

Si pjesë e hetimit të kryer në Sakarya në lidhje me përpjekjen e grusht shtetit të 15 korrikut, me arsyetimin se është njeriu i dytë i FETO-s, është vendosur që të konfiskohen të gjitha pasuritë e Türkyolu dhe të afërmve të tij.

Ishte përcaktuar se Türkyolu ka gjithsej 39 prona në 4 qytete të ndryshme nga të cilat 24 në Sakarya, 11 në Stamboll, 3 në Izmit dhe 1 në Ankara.

Gjatë procesit u arrestuan 8 nga 12 të afërmit e Türkyolu që u dërguan në gjykatë, ndërkohë që një prokurë i përgatitur nga ai tek noteri në New Jersey të SHBA-ve për menaxhimin e pasurive në Turqi, u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në kuadër të hetimit në shtëpinë e Muharrem Türkyolu, vëllait të Cevdet Türkyolu.

Drejtuesi në arrati i Kaynak Holding

Türkyolu është në mesin e 34 personave në arrati ndaj të cilëve është hapur padi në fund të hetimit kundër Kaynak Holding për të cilën janë emëruar administratorë shtetërorë me arsyetimin se është qendër financiare e FETO-s.

Gjykata penale 33 e Stambollit ka dhënë një urdhër arrest ndaj 34 personave në arrati në mesin e të cilëve krahas Türkyolu ka emra të nivelit të lartë të organizatës, përfshirë edhe Mustafa Özcan, i dyshuar si ‘imami‘ (përgjegjësi) i organizatës terroriste në fjalë për Turqinë, si dhe ndaj Naci Tosun, ish-kryetar i Bordit të Kaynak Holding.

Në aktakuzën e përgatitur në kuadër të hetimit të zhvilluar për drejtuesit e Kaynak Holding, është theksuar që Kaynak Holding dhe kompanitë e lidhura me të kanë një pikë ndërlidhëse të trafikut të parave të të gjitha kompanive të lidhura me FETO-n dhe falë kësaj fondet e planifikuara për t'u futur në sistem në emër të organizatës, financoheshin nëpërmjet fondacioneve, shoqatave dhe institucioneve arsimore brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu theksohet se Türkyolu ndodhet edhe në listën e anëtarëve të FETO-së për të cilët Turqia ka kërkuar ekstradimin nga autoritetet e SHBA-ve.

Pretendimi se Gülen ka rrahur Türkyolu-n

Hüseyin Gülerce, i cili ka ndarë rrugët e tij me FETO-n pas procesit të 17-25 dhjetorit në një intervistë për një portal të lajmeve në internet ka thënë se një ditë kur e kishte vizituar Gülen-in ka vërejtur se "Gülen ishte duke e rrahur me shqelma dhe shuplaka Türkyolu-n".

Pas kësaj, Gülerce tha se personat që ndodheshin përreth kanë thënë se, "Kjo është një nder për Cevdet-in ku dhe ai është krenar për këtë, i cili vet ka thënë se Gülen-i vetëm mua më rrahë. Ai nuk rrahë asnjë prej jush, ai ka një afërsi të tillë me mua".

Ndërkohë theksohet se Türkyolu është i vetmi person në strukturë që e kanë frikë dhe madje ai është personi i vetëm që mund të qëndrojë me duar në xhepa pranë Gülen-it.

Türkyolu me qëllim të masave kundër ndjekjes teknike nuk përdor pajisje elektronike. Ai takimet i zhvillon ballë për ballë ose nëpërmjet korrierëve dhe në raste emergjente përdor Facetime në mënyrë të koduar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.