Çesme, destinacion i shquar zhytjeje i njohur për faunën dhe florën e pasur detare
Zona, e cila tërheq shumë entuziastë të zhytjes çdo vit, është gjithashtu shtëpia e rraxhave me bisht të gjatë, një specie që rrallë shihet në ujërat turke
Shkup
Brigjet e rajonit të Çesmes pranë qytetit Izmir të Turqisë, janë një destinacion i shquar zhytjeje i njohur për faunën dhe florën e pasur detare, fermat e tonit, speciet e rraxhave dhe anijet e mbytura, raporton Anadolu.
Zona, e cila tërheq shumë entuziastë të zhytjes çdo vit, është gjithashtu shtëpia e rraxhave me bisht të gjatë, një specie që rrallë shihet në ujërat turke.
Anija e mbytur "Monem", e përshtatshme për zhytës të të gjitha niveleve, u ofron vizitorëve përvojë mbresëlënëse për zhytje me dukshmëri të lartë nënujore.
Fermat e tonit, të arritshme vetëm me leje të veçantë, janë ndër habitatet e tonit të kaltër mesdhetar.
Në thellësitë blu të Çesmes, oktapodët dhe krijesat tjera detare shfaqen para entuziastëve të zhytjes.
