Çelik: Sulmet dhe masakrat e Armenisë nuk do të mbesin pa u ndëshkuar
"Ne jemi pranë Azerbajxhanit. Mallkojmë sulmet vrasëse të Armenisë. Si një shtet hajdut Armenia vret civilët. Kryen masakra të pamëshirshme", tha zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik

Ankara
Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik ka thënë se "Armenia dhe mbështetësit e saj sillen si një rrjet masakrues që nuk gjendet as në ligjin e luftës", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria në Twitter lidhur me sulmet e ushtrisë së Armenisë në qytetin Ganja të Azerbajxhanit Çelik theksoi:
"Ne jemi pranë Azerbajxhanit. Mallkojmë sulmet vrasëse të Armenisë. Si një shtet hajdut Armenia vret civilët. Kryen masakra të pamëshirshme. Vrasësit dhe mbështetësit e saj shkelin ligjin. Sulmet e kryera në Ganja janë çnjerëzore".
Çelik më tej shtoi se: "Armenia dhe mbështetësit e saj sillen si një rrjet masakrues që nuk gjendet as në ligjin e luftës. Këto sulme dhe masakra nuk do të mbesin pa u ndëshkuar. Armenia është fajtore për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit. Armenia duhet të dënohet në emër të njerëzisë dhe ligjit".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.