Turqia

Çavuşoğlu zhvillon biseda telefonike me homologët e tij nga Irani dhe EBA

Çavuşoğlu dhe homologu i tij iranian Abdollahian në bisedë krahas marrëdhënieve dypalëshe biseduan edhe çështjet rajonale kryesisht zhvillimet lidhur me Afganistanin dhe Sirinë

Nazlı Yüzbaşıoğlu  | 21.10.2021 - Përdıtësım : 21.10.2021
Çavuşoğlu zhvillon biseda telefonike me homologët e tij nga Irani dhe EBA

Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi biseda telefonike me ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, dhe ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed Al Nahyan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme turke, thuhet se Çavuşoğlu dhe homologu i tij iranian Abdollahian në bisedë krahas marrëdhënieve dypalëshe biseduan edhe çështjet rajonale kryesisht zhvillimet lidhur me Afganistanin dhe Sirinë.

Gjithashtu në bisedë u diskutua edhe çështja e negociatave bërthamore.

Ndërsa në bisedën e Çavuşoğlut me homologun e tij të EBA-së, Al Nahyan thuhet se është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın