Çavuşoğlu: Turqia i kushton rëndësi axhendës pozitive me BE-në
"Presim hapa konkretë në fushat për migracionin, liberalizimin e vizave dhe luftën kundër terrorizmit", tha Çavuşoğlu

Ankara
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu u takua në Ankara me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një mesazh të postuar në Twitter lidhur me takimin e zhvilluar në ministri me komisioneren Johansson, kryediplomati turk Çavuşoğlu, tha se Turqia i kushton rëndësi vazhdimit të axhendës pozitive me BE-në.
"Presim hapa konkretë në fushat për migracionin, liberalizimin e vizave dhe luftën kundër terrorizmit", tha Çavuşoğlu.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.