Çavuşoğlu: Turqia do të forcojë bashkëpunimin me Ballkanin
Çavuşoğlu potencoi mbështetjen e Turqisë për të vazhduar “paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm” në Ballkan
Ankara
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Turqia do të forcojë bashkëpunimin me Ballkanin, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryediplomati turk merr pjesë në Dialogun Strategjik në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror në Gjenevë.
Në llogarinë e tij në Twitter, Çavuşoğlu potencoi mbështetjen e Turqisë për të vazhduar “paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm” në Ballkan.
“Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me gjeografinë e Ballkanit”, tha Çavuşoğlu.
Ai pritet të zhvillojë takime dypalëshe me krerët e delegacioneve të tjera në samit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.