Çavuşoğlu informohet për fotoreporterin e AA-së që u plagos në Paris
Çavuşoğlu ka telefonuar gazetarin e AA-së në Paris, Yusuf Özcan, për të marrë informacione në lidhje me situatën shëndetësore të fotoreporterit Mustafa Yalçın i cili është shtruar në spital pas plagosjes

Ankara
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i ka shprehur të shkuara fotoreporterit të Anadolu Agency (AA), Mustafa Yalçın i cili u plagos në sy nga një bombol gazi e hedhur nga policia gjatë protestave në kryeqytetin e Francës, Paris.
Çavuşoğlu ka telefonuar gazetarin e AA-së në Paris, Yusuf Özcan, për të marrë informacione në lidhje me situatën shëndetësore të fotoreporterit Mustafa Yalçın i cili është shtruar në spital pas plagosjes.
"I uroj ‘të shkuara‘ dhe shpresoj që të arrijë sa më parë në gjendje të mirë shëndetësore", tha Çavuşoğlu, duke shtuar se dëshiron të bisedojë edhe me Yalçın pasi situata e tij shëndetësore të përmirësohet.
Fotoreporteri i Anadolu Agency (AA), Mustafa Yalçın, u plagos pasi u godit në sy nga një bombol gazi e hedhur nga policia franceze gjatë protestave kundër reformës së pensioneve në Francë.
Mes policisë dhe dhjetëra mijëra protestuesve ndodhën përleshje gjatë protestave që nisën dje në Paris dhe në gjithë Francën kundër reformës së pensioneve.
Yalçın, i cili po ndiqte nga afër protestat, u plagos në sy pasi bombola e gazit e forcave të sigurisë ka thyer xhamin e maskës që kishte vendosur si masë mbrojtëse. Në gjendje të përgjakur me thyerjen e xhamit të maskës, Yalçın fillimisht u trajtua nga ekipet shëndetësore në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas nga mjekët në ambulancë. Trajtimi i Yalçın-it është duke vazhduar në spital.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.