Turqia

Çavuşoğlu bisedë telefonike me shefin e diplomacisë evropiane për çështjen e Palestinës

Në bisedën mes Çavuşoğlu dhe Borrell u diskutua ndalimi i persekutimit dhe planeve okupuese të Izraelit në Palestinë si dhe marrëdhëniet Turqi-BE

Zuhal Demirci   | 23.05.2020
Çavuşoğlu bisedë telefonike me shefin e diplomacisë evropiane për çështjen e Palestinës

Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, në bisedën mes Çavuşoğlu dhe Borrell u diskutua ndalimi i persekutimit dhe planeve okupuese të Izraelit në Palestinë si dhe marrëdhëniet Turqi-BE.

- Plani i Izraelit për "aneksimin" e Bregut Perëndimor

Në planin e ashtuquajtur "Marrëveshja e Shekullit" që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e njoftoi më 28 janar bashkë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, janë përfshirë nenet që njësitë e vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të njihen si "territor i Izraelit" dhe qeveria e Tel Avivit të vazhdojë sundimin mbi Luginën e Jordanit që i përket Palestinës.

Një komision i përbashkët i përbërë nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, pas planit të ashtuquajtur plani për paqe, filluan procesin e hartëzimit në Bregun Perëndimor për "aneksimin" e rajoneve në fjalë.

Në një fjalim në parlament më 17 maj para ceremonisë së betimit të qeverisë së koalicionit, Netanyahu tha se ka ardhur koha për të "aneksuar" njësitë e vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın