Turqia

Çavuşoğlu: BE nuk arriti ta mbajë premtimin e saj për Maqedoninë e Veriut

"Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin e saj për t'u bërë anëtare e NATO-s, por fatkeqësisht BE-ja nuk arriti ta mbajë premtimin e saj", tha Çavuşoğlu

Ayşe Yıldız  | 30.11.2019 - Përdıtësım : 02.12.2019
Çavuşoğlu: BE nuk arriti ta mbajë premtimin e saj për Maqedoninë e Veriut

Antalya

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar se "Bashkimi Evropian nuk arriti ta mbajë premtimin e saj për Maqedoninë e Veriut", transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë turneut të 3-të të Golfit për Diplomatët dhe botën e biznesit ku morën pjesë ambasadorë dhe biznesmenë të ndryshëm, Çavuşoğlu tha se Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin e saj për t'u bërë anëtare e NATO-s, për të filluar bisedimet dhe për t'u pranuar në BE, por fatkeqësisht BE nuk arriti ta mbajë premtimin e saj.

"Ambasadori i Maqedonisë, miqve grekë mos t'iu vijë keq, por unë ende jam duke thënë 'Maqedoni' sepse keni ndryshuar emrin. Përse e ndryshuat emrin? Për t'u bërë anëtare e NATO-s, për të filluar bisedimet dhe për t'u pranuar në BE. Ne e mbajtëm premtimin tonë si NATO dhe ju ftuam. Por, fatkeqësisht BE nuk arriti ta mbajë premtimin e saj. Nuk u ftuat në bisedimet e pranimit. Kjo nuk është në dobinë tuaj. (Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ankara) ambasadori Zvonko Mucunski është bashkëpunues dhe me të vërtetë ndihmon. Ju faleminderit", tha Çavuşoğlu pas shpërdarjes së medaljeve dhe kupave për fituesit.

Çavuşoğlu në fjalën e tij kujtoi se ata premtuan të ishin një ekip biznesi në turne vitin e kaluar, duke rënë dakord me ambasadorët. Ai tha se ata do të ishin një ekip më i mirë vitin e ardhshëm.

"Turneu kaloi me sukses. Për vitin e ardhshëm përgatitjet do të fillojnë në Ankara", tha ministri Çavuşoğlu i cili shprehu falënderimet për pjesëmarrësit si dhe për të ftuarit nga vende të ndryshme.

Turneut i 3-të të i Golfit për Diplomatët dhe botën e biznesit u mbajt në fushën "National Golf" në Antalya nën sponsorizimin e Turkish Airlines (THY) në organizim të Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.