Turqia

Çavuşoğlu: Ankaraja do të përgjigjet për kontrollin e anijes turke nga misioni i BE-së

"Për anijen, ne i bëmë paralajmërimet dje. Tani ne po ashtu do të përgjigjemi në terren, veç kësaj në kontaktet tona me OKB-në, NATO-n dhe Organizatën Ndërkombëtare Detare", tha ministri Çavuşoğlu

Sena Güler  | 24.11.2020 - Përdıtësım : 25.11.2020
Çavuşoğlu: Ankaraja do të përgjigjet për kontrollin e anijes turke nga misioni i BE-së

Ankara

Mes një tensioni të fundit midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) mbi kontrollin e paligjshëm të anijes turke nga misioni i BE-së në Mesdhe, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se vendi i tij do të "përgjigjet në terren" dhe duke ndjekur proceset gjyqësore dhe politike, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin Ankara, Çavuşoğlu njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë thirri ambasadorët e BE-së, Gjermanisë dhe Italisë për kontrollin e anijes me flamur turk nga misioni detar i BE-së.

"Për anijen, ne i bëmë paralajmërimet dje. Tani ne po ashtu do të përgjigjemi në terren, veç kësaj në kontaktet tona me OKB-në, NATO-n dhe Organizatën Ndërkombëtare Detare", tha ministri Çavuşoğlu.

Ai po ashtu theksoi se vendi i tij do të ndjek edhe "proceset gjyqësore dhe politike" lidhur me këtë rast.

Turqia u dha ambasadorëve një notë diplomatike mbi kontrollin e ditës së diel në anijen e ngarkesave Roseline A, që u krye në kuadër të operacionit Irini, një operacion evropian i nisur në fillim të këtij viti për të zbatuar embargon e armëve të OKB-së në Libinë e kapluar nga lufta.

Në shënimin diplomatik, njoftoi Ministria turke e Punëve të Jashtme, thuhej se "incidenti është kundër ligjit ndërkombëtar dhe të drejtat tona për kompensim janë të rezervuara".

Ministria tha se anija mbante materiale për ngjyrosje dhe ndihma humanitare në portin Misra të Libisë dhe nuk shkeli embargon e OKB-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın