Turqia

Bordi i ekonomisë turke ndan çmime për "diplomacinë tregtare"

Duke folur në këtë ngjarje, ministri turk i Tregtisë, Mehmet Muş, tha se DEIK ka një kapacitet unik të komunikimit me platformat e këshillit të biznesit në pothuajse çdo vend të botës

Gökhan Ergöçün  | 19.01.2022 - Përdıtësım : 19.01.2022
Bordi i ekonomisë turke ndan çmime për "diplomacinë tregtare" \

Stamboll

Bordi i Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK) i Turqisë gjatë fundjavës ka ndarë 12 çmime për "diplomaci tregtare" në gjashtë kategori, raporton Anadolu Agency (AA).

Ngjarja u organizua në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Biznesit të DEIK-it, ku u përzgjodhën edhe kryetarët e ri për 147 këshilla të biznesit.

Duke folur në këtë ngjarje, ministri turk i Tregtisë, Mehmet Muş, tha se DEIK ka një kapacitet unik të komunikimit me platformat e këshillit të biznesit në pothuajse çdo vend të botës.

Muş tha se ministria që drejton ai gjithmonë do të mbështesë DEIK-in dhe aktivitetet e saj të diplomacisë tregtare në të gjithë anët e botës.

Ai theksoi se pavarësisht rritjes së proteksionizmit në tregti dhe ndikimit të thellë të pandemisë COVID-19 në ekonominë globale, biznesmenët turq vazhdojnë me sukses aktivitetet e tyre.

Ministri turk tha se në periudhën e fundit janë vënë në pikëpyetje rregullat dhe tolerancat tregtare e politike.

"Krerët dhe anëtarët e Këshillit të Biznesit të DEIK-it kanë arritur të mbajnë në mënyrë të fortë aktivitetet e tyre të diplomacisë tregtare në një mënyrë të fortë", tha Muş.

Duke iu referuar suksesit të eksportit të Turqisë që tejkaloi pragun historik në vitin 2021, përkatësisht duke arritur në 225,4 miliardë dollarë, Muş përgëzoi anëtarët e DEIK-it të cilët, siç tha ai, për këto arritje janë shtylla kurrizore e strategjisë së rritjes së bazuar në eksportet e vendit.

"Ne synojmë të rrisim eksportet tona aktuale të shërbimeve në 100 miliardë dollarë, me strukturën e re dhe programet e forcuara të mbështetjes që kemi krijuar brenda ministrisë sonë", theksoi ministri turk.

Kreu i DEIK-it, Nail Olpak, tha se bordi i organizatës që drejton ai pret një rritje të aktiviteteve të diplomacisë tregtare nga kryetarët e këshillave të biznesit.

Duke përmendur pandeminë COVID-19, kur disa vende janë përballur me pengesa të furnizimit, Olpak theksoi se Turqia është me shpresë për të ardhmen e saj, sepse nuk i ka ndërprerë zinxhirët e furnizimit.

Pavarësisht rreziqeve nga pandemia dhe inflacioni, Olpak tha se në vitin 2022 ekonomia globale pritet të rritet për 5 për qind dhe tregtia e jashtme për 6,7 për qind.

"Kjo tregton se ka një potencial serioz në anën e investimeve dhe eksporteve për vendin tonë", u shpreh ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.