Turqia

Bora zbardh Stambollin në ditën e parë të Vitit të Ri

Sheshet dhe vendet simbolike të metropolit, si Sheshi Taksim dhe Eminonu, u zbardhën nga bora, ndërsa shumë njerëz dolën jashtë për ta shijuar atmosferën, duke bërë fotografi dhe duke ecur në rrugë pavarësisht temperaturave të ulëta

Shpetim Hiseni  | 01.01.2026 - Përdıtësım : 02.01.2026
Bora zbardh Stambollin në ditën e parë të Vitit të Ri Foto: İbrahim Köklü/AA

Stamboll

Në ditën e parë të vitit të ri, reshjet e borës vazhduan të mbulojnë Stambollin, duke i dhënë qytetit një pamje mahnitëse, raporton Anadolu.

Sheshet dhe vendet simbolike të metropolit, si Sheshi Taksim dhe Eminonu, u zbardhën nga bora, ndërsa shumë njerëz dolën jashtë për ta shijuar atmosferën, duke bërë fotografi dhe duke ecur në rrugë pavarësisht temperaturave të ulëta.

Gjatë ditëve të fundit, një valë e ftohtë ka përfshirë disa rajone të Turqisë, duke sjellë reshje dëbore veçanërisht në zonat veriore dhe lindore të vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın