Turqia

Bisedë telefonike Erdoğan-Abbas, diskutojnë për zhvillimet rreth Palestinës

Dy liderët kanë vënë theksin se është e rëndësishme që vendet islame në samitin e OBI-t kanë treguar një qëndrim të përbashkët

Aynur Ekiz  | 22.05.2018 - Përdıtësım : 22.05.2018
Bisedë telefonike Erdoğan-Abbas, diskutojnë për zhvillimet rreth Palestinës

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se në bisedë presidenti Erdoğan i ka uruar shërim të shpejtë presidentit palestinez Abbas dhe se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në lidhje me Palestinën.

Erdoğan ka shprehur kënaqësinë që vëren se gjendja shëndetësore e Abbas është e mirë, dhe ka ndarë informacione rreth deklaratës përfundimtare dhe takimit të samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), që u mbajt më 18 maj në Stamboll.

Dy liderët kanë vënë theksin se është e rëndësishme që vendet islame në samitin e OBI-t kanë treguar një qëndrim të përbashkët.

Po ashtu Erdoğan dhe Abbas, kanë theksuar vendosmërinë e tyre për të dërguar në Kombet e Bashkuara çështjet për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Kuds dhe shkeljet e kryera me masakrimin e protestuesve të pafajshëm në Gaza nga Izraeli.

Presidenti palestinez ka përcjellë edhe falënderimet për Turqinë e cila ka mbështetur kauzën e drejtë të palestinezëve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.