Turqia

Bill Gates viziton qytetin piktoresk Fethiye të Turqisë

Themeluesi i Microsoft, Gates erdhi në qytetin Fethiye me jahtin luksoz "Lana", një anije 107 metra e gjatë dhe 16 metra e gjerë me flamurin e Ishujve Kajman

Ali Rıza Akkır  | 27.10.2021 - Përdıtësım : 28.10.2021
Bill Gates viziton qytetin piktoresk Fethiye të Turqisë Foto: Ali Rıza Akkır / AA

Muğla

Bill Gates është duke vizituar plazhet piktoreske turke në Fethiye të bregdetit në Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Themeluesi i Microsoft, Gates erdhi në qytetin Fethiye me jahtin luksoz "Lana", një anije 107 metra e gjatë dhe 16 metra e gjerë me flamurin e Ishujve Kajman.

Jahti posedon një palestër, xhakuzi, klub plazhi, pishinë, pajisje sportive ujore si dhe stabilizues për të minimizuar efektin e lëvizjes.

Fethiye është e njohur për portin e saj natyror, ujërat blu dhe tempujt e shumta shkëmbore, përfshirë Tempullin e Shkëmbit Amyntas të shekullit të 4-të p.e.s., të gdhendura në një shkëmb me pamje nga qyteti. Qyteti është i njohur për pamje të bukura, si plazhi i Oludenizit i strehuar nga një lagunë dhe Lugina e Fluturave.

Gates të premten ishte në Izmir për të vizituar qytetin antik të Efesit dhe Shtëpinë e Virgjëreshës Mari.

Ai më vonë vizitoi qytetin turistik Bodrum.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.