Balonat me ajër të nxehtë në Kapadokya u shtojnë ngjyra luginave
Balonat me ajër të nxehtë, të cilat nuk kishin mundur të fluturonin që nga 29 shtatori për shkak të erës, u ngritën përsëri në qiell

Nevşehir
Balonat me ajër të nxehtë në Kapadokya, një nga destinacionet e pushimeve gjatë gjithë stinëve në Turqi, e pasuruan peizazhin e luginës së mbuluar me oxhaqe zanash, transmeton Anadolu.
Balonat me ajër të nxehtë, të cilat ishin pezulluar që nga 29 shtatori për shkak të erërave sezonale të rajonit, janë rikthyer në qiell.
Turistët e etur për të parë nga afër formacionet gjeologjike të formuara miliona vjet më parë në Kapadokya, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, u dyndën në turne me balona me ajër të nxehtë.
Balonat me ajër të nxehtë, të përgatitura në lindjen e diellit nga zonat e ngritjes u ngritën në qiell njëra pas tjetrës pasi turistët u vendosën në shportat e balonave.
Ndërsa disa turistë vëzhguan rajonin, të tjerë shijuan pamjet shumëngjyrëshe nga shpatet e luginës.
Balonat fluturuan mbi oxhaqet e zanave dhe formacionet natyrore shkëmbore në luginat e zonës të cilat janë të zbukuruara me bukuri historike dhe natyrore.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.