Turqia

Avionët turq goditën objektivat terroriste të PKK-së në Irakun verior

Ministria Mbrojtjes bëri të ditur se sulmet ajrore shkatërruan pozicionet e armëve, strehimoret dhe depot e municioneve të përdorura nga terroristët e PKK-së

Faruk Zorlu  | 17.05.2019 - Përdıtësım : 17.05.2019
Avionët turq goditën objektivat terroriste të PKK-së në Irakun verior

Ankara

Avionët luftarakë turq kanë goditur objektivat terroriste të PKK-së në Irakun verior, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes llogarisë së saj në twitter, Ministria turke e Mbrojtjes bëri të ditur se sulmet ajrore shkatërruan pozicionet e armëve, strehimoret dhe depot e municioneve të përdorura nga terroristët e PKK-së në rajonet Zap, Avasin-Basyan dhe Hakurk.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın