Turqia

Artistja e mozaikut pasqyron pasionin për lulediellin në veshjet dhe bizhuteritë e saj

Artistja e mozaikut nga Gaziantepi i Turqisë, Gülçin Sökücü, pasqyron interesin e saj për lulediellin jo vetëm në veprat e saj të artit, por edhe në rrobat dhe bizhuteritë e saj

Adsız Günebakan  | 29.06.2025 - Përdıtësım : 30.06.2025
Artistja e mozaikut pasqyron pasionin për lulediellin në veshjet dhe bizhuteritë e saj Foto: Adsız Günebakan/AA

Gaziantep

Artistja e mozaikut nga Gaziantepi i Turqisë, Gülçin Sökücü, reflekton interesin e saj për lulediellin në bizhuteritë dhe veshjet e saj, raporton Anadolu.

Koordinatorja e Qendrës së Kulturës dhe Artit Jale Tekinalp Yücel të Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit, Gülçin Sökücü, tërheq vëmendjen me punimet që bën me materiale të ndryshme, ndërsa u jep trajnime arti mozaiku qindra studentëve çdo vit.

Sökücü, e cila ka bërë shumë njerëz në Gaziantep të interesohen për artin e mozaikut, e pasqyron interesin e saj për lulediellin jo vetëm në veprat e saj të artit, por edhe në rrobat dhe bizhuteritë e saj.

Artistja, e cila përdor figurën e lulediellit në kapelën e saj të bërë me art mozaik, për Anadolu tha se edhe luledielli ka një vend në historinë e artit dhe se ato kanë një vend të veçantë në jetën e saj.

Ajo tërheq vëmendjen te fakti se modeli në mes të lulediellit është i pranishëm në shumicën e mozaikëve romakë.

"Luledielli është një lule që është shumë e ngjashme me artin mozaik për sa i përket strukturës së saj. Është një lule e vetme që ka mijëra lule së bashku në trupin e saj dhe në strukturën rrethore në mes, por është plot me copa si një mozaik. Lëviz së bashku dhe e kthen fytyrën kah drita, kah dielli. Në këtë kuptim, luledielli është simbol i unitetit dhe i bashkëjetesës. Ato japin energji me ngjyrën e tyre të verdhë dhe mund t'i shihni këto lule në të gjithë botën. Ato gjithashtu kanë një vend shumë të rëndësishëm në mozaikë", tha Sökücü.

Duke theksuar se e përdor lulediellin në çdo aspekt të jetës, ajo tha: "Më pëlqen gjithashtu t'i përdor si metaforë. E admiroj edhe Van Gogh-un, edhe ai i donte luledielli. A është e mundur të mos e duash një lule që kontribuon kaq shumë në natyrë?".

"Për mua, luledielli është në fakt një metaforë e tillë. Mund të shihni vijat në mes të lules në mozaikët e 2 mijë viteve më parë. Luledielli është në fakt si një urë midis së kaluarës dhe së ardhmes. Ajo që bëjmë është në fakt të krijojmë një urë midis së kaluarës dhe së ardhmes, dhe në këtë kuptim, është gjithashtu lidhëse. Motivi që shihni në mes të lulediellit është padyshim i pranishëm jo vetëm në mozaikët romakë, por edhe në shumë motive. Luledielli është e pranishme në çdo aspekt të jetës sime, ka nga ata që më quajnë bija e diellit, por pseudonimi im është lulehëna".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın