Arrestohet në Turqi Bashkëkryetari i HDP-së, Selahattin Demirtaş dhe Bashkëkryetarja Figen Yüksekdağ
Demirtaş dhe Yüksekdağ kishin deklaruar se nuk do të shkonin në prokurori me dëshirë

Ankara
ANKARA (AA) - Në kuadër të një hetimi antiterror të Prokurorisë së Diyarbakır-it është arrestuar sot në mbrëmje Bashkëkryetari i HDP-s, Selahattin Demirtaş, si dhe Bashkëkryetarja e Partisë HDP, Figen Yüksekdağ, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra Yüksekdağ është arrestuar nga ekipet e policisë së Ankarasë në shtëpinë e saj në këtë qytet. Ajo është dërguar në drejtorinë e antiterrorit.
Demirtaş dhe Yüksekdağ kishin deklaruar se nuk do të shkonin në prokurori me dëshirë
Bashkëkryetari i HDP-së Selahattin Demirtaş dhe Bashkëkryetarja Figen Yüksekdağ të cilët janë arrestuar nga policia në kuadër të një hetimi antiterror, kishin deklaruar në muajin qershor se nuk do të paraqiteshin në prokurori me dëshirën e tyre.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.