Turqia

Arkeologët zbulojnë rrënojat e një pallati Lidian 2.800-vjeçar në Turqinë perëndimore

Pallati në Sardis, dikur kryeqytet i Lidisë, u gjet 8 metra nën tokë, nën shtresat nga periudha Persiane, Helene, Romake dhe Bizantine.

Ahmet Bayram  | 15.08.2025 - Përdıtësım : 15.08.2025
Arkeologët zbulojnë rrënojat e një pallati Lidian 2.800-vjeçar në Turqinë perëndimore Kamil Tekmen/AA

Manisa

Arkeologët kanë zbuluar mbetjet e një pallati lidian që daton që nga shekulli i 8-të p.e.s. në qytetin e lashtë të Sardisit, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Turqinë perëndimore.

Vendi, në rrethin Salihli të provincës së Manisës, dikur ishte kryeqyteti i Mbretërisë Lidiane dhe njihet si vendi ku monedhat u prenë për herë të parë nën garancinë shtetërore.

Gërmimet që vazhdojnë për më shumë se një shekull, drejtohen nga Nicholas Cahill i Universitetit të Wisconsin.

"Historianët dikur mendonin se lidianët filluan urbanizimin vetëm në shekullin e 7-të p.e.s. dhe kishin jetuar në fshatra para kësaj. Këto gjetje vërtetojnë të kundërtën ku Sarda ishte një qytet i madh monumental në shekullin e 8-të p.e.s.", tha Cahill për Anadolu.

Sipas tij, sistemi i tarracave filloi atëherë, duke treguar se lidianët ishin qytetërim anadollak që shikonte nga Lindja, e jo qytetërim grek.

Cahill tha se pallati u gjet rreth 8 metra nën tokë, nën shtresat persiane, helenistike, romake dhe bizantine. Muret prej guri të strukturës janë prej 1.5 deri në 2 metra të trasha dhe më shumë se 6 metra të larta.

Artefaktet e zbuluara përfshijnë rreth 30 maja shigjetash prej bronzi, fragmente skeletesh njerëzore dhe 9 monedha argjendi, ndër më të vjetrat të njohura në botë, që datojnë në fillim të shekullit të 6-të para Krishtit.

Më tej Cahill shtoi se gërmimet e këtij viti kanë përfunduar dhe puna do të rifillojë sezonin e ardhshëm.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın