Turqia

Anëtarët e jurisë "Istanbul Photo Awards 2020" vlerësuan fotografitë fituese në konkurs

Juria ndërkombëtare është shprehur se "Istanbul Photo Awards" në masë të madhe siguron një kontribut për lajmet vizuale në nivel global

Zuhal Demirci, Nazlı Yüzbaşıoğlu, Muhammet Tarhan  | 07.07.2020 - Përdıtësım : 08.07.2020
Anëtarët e jurisë "Istanbul Photo Awards 2020" vlerësuan fotografitë fituese në konkurs

Ankara

FİRDEVS BULUT

Anëtarët e jurisë së konkursit ndërkombëtar të fotografisë "Istanbul Photo Awards" i cili këtë vit zhvillohet për herë të gjashtë nga Anadolu Agency (AA) me qëllim për të mbështetur fotoreporterët, janë shprehur se konkursi në masë të madhe siguron një kontribut për lajmet vizuale në nivel global.

Kryereporteri për sportin i Getty Images, Cameron Spencer, si dhe fotoreporterja dhe shkrimtarja Deborah Copaken, që janë pjesë e jurisë së Istanbul Photo Awards 2020, për AA vlerësuan përvojat lidhur me procesin e përzgjedhjes së fotografive, për fotografitë fituese dhe kontributin që ofrojnë fotografitë për lajmet vizuale.

Istanbul Photo Awards 2020

Fituesit e konkursit u përcaktuan javën e kaluar në platformën online që u përgatit posaçërisht nga ekipi i Teknologjisë së Informacionit të AA-së në kuadër të masave kundër koronavirutit të ri.

Veprat që janë vlerësuar me çmim në konkursin e zhvilluar me sponsorizimin e Turkish Airlines (THY), paraqesin për publikun një përmbledhje të ngjarjeve të përjetuara në vitin 2019 nga Hong Kongu e deri në ato në Gaza.

Juria ndërkombëtare e cila u mblodh në mjedis digjital më 24-25 qershor, përcaktoi fotografitë më të mira të vitit në katër kategori, "Lajm tek", "Lajm seri", "Sport tek" dhe "Sport seri".

Fotografia e vitit

Lidhur me fotografinë "Protestat në Hong Kong" të Yik Fei Lam që u përzgjodh "fotografia e vitit" në Istanbul Photo Awards 2020, kryereporteri për sportin i Getty Images, Cameron Spencer, tha se kjo është një fotografi shumë e fuqishme e cila shpjegon historinë e trazirave në Hong Kong.

"Trazirat në Hong Kong vazhduan për një kohë të gjatë dhe kjo foto tregon konfrontimin dhe historinë e forcës disproporcionale të ushtruar nga policia. Protestuesi është i paarmatosur por në fokus më shumë se protestuesi është arma drejtuar ndaj tij", vlerësoi Spencer.

Mes tjerash, Spencer theksoi se po të mos ishin fotoreporterët, bota nuk do ta kuptonte që ngjarjet në Hong Kong ishin kaq të mëdha.

Ndërsa Copaken në vlerësimin e saj është shprehur se "fotografia e vitit më rikujtoi disa nga fotot më të mira në Vietnam. Personi i vendosur në objektiv dukej turbull por ky është një moment intensiv. Elementët e figurës nuk kanë rëndësi një e nga një, por fotoreporteri ka kapur një moment që përshkruan periudhën. Edhe protestat Black Lives Matter mund të mendohen si përshkrues të një periudhe për SHBA-në".

"Asgjë nuk mund të zëvendësojë përvojën"

Duke vënë në dukje se gjatë përcaktimit të fituesit krahas historive të lajmeve më kryesore në botë, janë të rëndësishme edhe aftësitë e fotoreporterit, Spencer deklaroi se "ajo që e dallon një person mesatar që ka një fotoreporter me aparat fotografik në dorë është kjo: Fotoreporterët shohin dhe e formojnë ndryshe kornizën, dritën e përdor me vetëdije. Asgjë nuk mund të zëvendësojë përvojën".

Spencer më tej shtoi se detyra e fotoreporterit në ditët e sotme është të jetë zëri i njerëzve pa zë dhe të dokumentojë të vërtetën me dhembshuri.

Për fituesit e çmimit të dytë dhe të tretë nga Palestina në kategorinë "Lajm tek", Deborah Copaken tha se kompozimi i tyre është shumë i fuqishëm. Ajo theksoi se "ajo që i bën interesnante ato është që janë nga çdo zonë konflikti në botë. Pra shpjegojnë një histori më të madhe se çfarë transmetojnë".

Në një vlerësim lidhur me detyrat në juri, Copaken bëri të ditur se të gjithë anëtarët e jurisë kanë të kaluar të ndryshme dhe se janë vënë në veprim shumë faktorë në dhënien e vendimit në mënyrë demokratike.

"Nuk është e thënë që një person të jetë fotoreporter për të kapur momente të jashtëzakonshme, por sigurisht që edhe teknologjia e zhvilluar ka ndikuar tek profesioni i fotoreporterit", tha Copaken, duke shtuar se pamjet më të mira të lajmit duhet të kenë një kompozim të bukur dhe duhet të kapin një moment plot me ndjenja.

Kategoria e sportit

Spencer ka mbrojtur idenë e tij se një fotografi e mirë në kategorinë e sportit duhet të jetë një pamje e një aksioni të mrekullueshëm që kap pikën e kthesës ose duhet të jetë një pamje kreative që mbart një lloj vlere artistike.

Pasi rikujtoi se fotoreporteri i gazeta Wyborcza në Poloni, Jakub Porzycki, fitoi çmimin e parë në kategorinë "Sport tek" me fotografinë e titulluar "Gjimnastët", Spencer theksoi se kreativiteti dhe kompozicioni e ka çuar në vend të parë këtë fotografi.

Në lidhje me çmimin e dytë që e fitoi Richard Heathcote, fotoreporteri i Getty Images, me fotografinë e titulluar "Dy herë kampion", nga ndeshja kthyese e boksit mes Andy Ruiz Jr. dhe Anthony Joshua, anëtari i jurisë Spencer tha se "është shumë e vështirë të kapësh efektin e grushtit. Shanci egziston, por në të njëjtën kohë është edhe aftësia e fotografit".

Ndërsa Copaken në lidhje me vlerësimin e saj për kategorinë sport tha se "është shumë i rëndësishëm komunikimi mes anëtarëve të jurisë, teksa vlerësoni kategoritë për të cilat nuk jeni ekspertë. Teksa shikojmë një foto të sportit, mund të ketë disa detaje që nuk janë të qarta për një fotoreporter të luftës dhe në këtë pikë kemi marrë ndihmë nga ekspertët dhe kemi vendosur fituesit".

Të fotografosh krizat humanitare

Spencer ka bërë të ditur se shumica e fotoreporterëve jetojnë në fushat ku ata punojnë dhe se për këtë arsye puna që ata bëjnë është shumë presonale.

Kjo situatë, tregon një dallim për disa, tha Spencer, duke shtuar se "shumë fotoreporterë, pasi shkojnë në zona të ndryshme duke u hedhur me parashutë, rikthehen në jetën e tyre normale. Kjo krijon një mospërputhje mes punës dhe fotoreporterit".

"Puna e fotoreporterëve është të tregojnë të keqen në botë"

Copaken tha se pa fotografitë nuk mund të dihet se çfarë ndodh në botë.

"Puna e fotoreporterëve është që në një mënyrë të tregojnë të keqen në botë", shtoi ajo.

Duke shpjeguar se ka fotografuar tërheqjen e Bashkimit Sovjetik nga Afganistani, Copaken shpjegoi se "shkoja nëpër male, sëmuresha dhe jam plagosur nga copëzat. Më duheshin muaj që të nxirrja filmin dhe t‘ua dërgoja agjencive".

"Shkoja në aeroport dhe bindja një udhëtar që të merrte me vete filmin. Ndërsa personat e agjencisë e merrnin filmin në aeroport dhe e dërgonin me motor në agjenci. E rregullonin, e kopjonin dhe ua dërgonin revistave. Kjo ishte para 11 shtatorit", tha ajo.

Pasi vuri në dukje se këto vështirësi kanë mbetur në të kaluarën, Copaken vlerësoi se "tani mjaftojnë dy klikime. Kjo është mirë për botën, por është keq për fotoreporterin. Do të jetë edhe më e vështirë që profesioni i fotoreporterit të vazhdohet si një karierë për të jetuar".

Istanbul Photo Awards siguron një kontribut të rëndësishëm për fotografinë

Kur u dhanë vendimet për fituesit e konkursit ishte një gjë e paanshme dhe juria e ka përjetuar plotësisht këtë, tha Copaken.

"Përshembull, fotografitë e protestës së Hong Kong-ut të Yik Fei Lam në lajmin e historisë që u rendit e dyta. Fotoreporteri shkoi atje dhe prodhoi deri në fund të detyrës. Kjo ishte ajo që juria kërkonte veçanërisht në fotografitë e historisë", tha ajo.

Edhe Spencer vuri theksin se Istanbul Photo Awards ka siguruar një kontribut të rëndësishëm për fotografinë.

"I shikoni fotoreporterët të njohur dhe që kanë një famë të madhe. Kjo është një dëshmi e vlerës që fotoreporterët i kushtojnë këtij konkursi. Në Istanbul Photo Awards ka vepra që nuk përfaqësohen në konkurset e tjera ose në mediat kryesore. Ky konkurs, mendoj se është një rrugë e mrekullueshme për të prezantuar ato punime", tha ai.

"Softueri i Anadolu Agency bëri një punë të shkëlqyeshme"

Copaken deklaroi se puna e tyre është bërë shumë më e lehtë falë plaftormës për përzgjedhje online të projektuar posaçërisht nga AA.

"Platforma ishte e përsosur dhe shumë befasuese. Edhe nëse takohemi në Stamboll vitin e ardhshëm, ne mund të përdorim platformën për të zgjedhur pamjet. Ekipi i teknologjisë punoi me të vërtetë shpejt", shtoi ajo.

Ndërkohë Spencer, u shpreh se "softueri që Anadolu Agency projektoi këtë vit posaçërisht për çmimet, bëri një punë të shkëlqyeshme. Lëvizja e ekranit në platformë ishte shumë e lehtë. Gjithashtu mund të afronim dhe krahasonim fotografitë me njëra tjetrën".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.