Turqia

Anija luftarake transportuese e dronëve TCG Anadolu kalon ngushticën e Stambollit

TCG Anadolu, anija luftarake më e madhe e Turqisë që transporton dronë, lundroi nëpër Ngushticën e Stambollit për t’u bashkuar me një paradë që shënon ngjarjen “Atdheu Blu” të festivalit TEKNOFEST

Abdulbesar Ademi  | 24.08.2025 - Përdıtësım : 24.08.2025
Anija luftarake transportuese e dronëve TCG Anadolu kalon ngushticën e Stambollit Foto: Cem Tekkeşinoğlu/AA

Stamboll

TCG Anadolu, anija luftarake më e madhe e Turqisë që transporton dronë, lundroi nëpër Ngushticën e Stambollit për t’u bashkuar me një paradë që shënon ngjarjen “Atdheu Blu” të festivalit TEKNOFEST, raporton Anadolu.

Në kuadër të ngjarjes që shfaq aftësitë detare të Turqisë, sot njësi të zgjedhura të Marinës Turke do të parakalojnë përgjatë Ngushticës së Bosforit.

Sipas organizatorëve të ngjarjes, anijet pjesëmarrëse përfshijnë TCG Anadolu, TCG Savarona dhe nëndetësen TCG Hizirreis.

Siç është planifikuar, ata do të lundrojnë nga ora 15:30 deri në orën 18:30 me kohën lokale, duke filluar nga Ura Yavuz Sultan Selim dhe duke kaluar nëpër Sariyer, Tarabya, Emirgan, Kanlica, Rumeli Hisari, Kandilli, Bebek dhe Ortakoy, para se të arrijnë në Pallatin Dolmabahçe përmes Urës së Dëshmorëve të 15 Korrikut, ku presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të përshëndesë flotën.

Parada do të vazhdojë përgjatë brigjeve Moda, Caddebostan dhe Maltepe.

Aktivitetet e “Atdheut Blu” të TEKNOFEST-it do të zhvillohen më 30-31 gusht në Komandën e Kantierit Detar të Stambollit.

Programi do të përfshijë ekspozita modelesh të anijeve detare, zona përvoje me realitet virtual, demonstrime nga komandot SAT dhe SAS, gara me varka dhe një seminar për projektimin e anijeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.