Turqia

Anadolu shënon 104-vjetorin e themelimit

- E themeluar 17 ditë para hapjes së Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes, AA me përvojën e saj mbi 100-vjeçare ka një vend të veçantë në historinë e Republikës me detyrat që ka kryer gjatë Luftës Kombëtare

Ekip  | 06.04.2024 - Përdıtësım : 09.04.2024
Anadolu shënon 104-vjetorin e themelimit

Ankara

Agjencia e lajmeve Anadolu (AA) sot shënon 104-vjetorin e themelimit të saj. Ajo nisi hapat e parë gjatë Luftës Kombëtare më 6 prill të vitit 1920 me urdhër të Mustafa Kemal Ataturkut, parë për ta mbajtur kombin vigjilent ndaj provokimeve që do të rrezikonin bashkimin kombëtar dhe për të informuar popullin rreth vendimeve që do ta çonin luftën kombëtare drejt pavarësisë.

E themeluar 17 ditë para hapjes së Asamblesë së Madh Popullor të Türkiyes (TBMM), AA me përvojën e saj mbi 100-vjeçare ka një vend të veçantë në historinë e Republikës me detyrat që ka kryer gjatë Luftës Kombëtare.


- Procesi i themelimit të AA-së

Themelimi i AA-së ndodhi në një periudhë të vështirë që mund të thuhet se ishte "pikë kthese e Luftës Kombëtare".

Ndër intelektualët, Yunus Nadi (Abalıoğlu) dhe Halide Edip (Adıvar), të cilët ishin nisur për në Anadoll për të marrë pjesë në Luftën Kombëtare pas okupimit aktual të Stambollit, gjatë një pushimi në një stacion në Akhisar, biseduan për mendimin "e themelimit të një agjencie, menjëherë sa të shkonin në Ankara".

Përderisa flisnin Yunus Nadi dhe Halide Edip në lidhje me emrin e agjencisë, u bashkuan në emrin "Anadolu Ajansı" në mesin e "Turke", "Ankara" dhe "Anadolu".

Ashtu siç shprehet Yunus Nadi, "mbrëmjen e katërt ose pestë të prillit" në Shkollën e Bujqësisë që përdorej si selia e Mustafa Kemalit, pas darkës është biseduar për themelimin e AA-së. Më 6 prill 1920 u realizua themelimi i Anadolus me udhëzimet e Mustafa Kemalit.

Kështu AA u bë zëri i Luftës Kombëtare brenda dhe jashtë vendit.


- U themelua me qarkoren historike

Mustafa Kemal me anë të qarkores historike që dërgoi në mbarë vendin, nuk mbeti vetëm me njoftimin e themelimit të AA-së, por edhe tërhoqi vëmendjen në rëndësinë që publiku vendas dhe i jashtëm të lajmërohet mbi luftën e nisur.

Qarkorja historike e datës 9 prill që Mustafa Kemal e dërgoi në mbarë vendin, shkruante kështu:

"Pasi qendra e Sulltanatit Osman, që është fryma e Islamit, kaloi në pushtimin e armikut, si rezultat i asaj që i gjithë vendi dhe populli janë përballur me një rrezik të madh, gjatë luftës kombëtare dhe të shenjtë që e gjithë Rumelia dhe Anadolli e kanë nisur, u mor në konsideratë që përndritja e muslimanëve me lajmin më korrekt brenda dhe jashtë është një kërkesë e detyrueshme, si rezultat i kësaj, nën udhëheqjen e një këshilli special të personave më kompetentë këtu, është themeluar një institucion i quajtur ‘Anadolu Ajansı’."


- Lajmi i parë u dha më 12 prill 1920

Anadolu, që u themelua në kushte të vështira të asaj kohe, lajmet e para filloi t'i japë më 12 prill 1920. Në buletinin e parë u theksua për gjendjen e vendit si dhe qëllimin e themelimit të AA-së.

Në paragrafin e parë të buletinit të parë të AA-së, më 12 prill 1920, shkruante si në vijim:

"Duke filluar prej sot, pasi qendra e shtetit tonë kaloi nën okupimin e armikut, gjatë kësaj kohe kur Mbrojtja e të Drejtave të Anadollit dhe Rumelisë u mobilizua trimërisht me guxim dhe vendosmëri, AA, e themeluar për të siguruar që vëllezërit tanë të fesë dhe atdheut të marrin lajmet dhe informacionet më të sakta, ka filluar me detyrë". Në buletin mes tjerash theksohej rëndësia që lajmet e agjencisë të lexohen sa më shumë dhe të bëhet informimi rreth zhvillimeve.


- AA, "zëri" i Luftës Kombëtare

Themelimi i AA-së ngjalli emocion të madh në Anadoll, i cili me padurim priste pavarësinë, merakosej në lidhje me zhvillimet me qeverinë në Ankara dhe Luftën Kombëtare. Pas qarkores të Mustafa Kemalit, nga i gjithë vendi filluan të vinin telegrafë për ta përshëndetur themelimin.

Gjithashtu u morën edhe masa që lajmet e AA-së mos të përçohet vetëm tek populli por edhe ushtarët që luftonin në front. Buletinët e Anadolus u dërguan edhe tek mediat e Anadollit që publikonin në mënyrë që të zhvillohet vetëdija për rezistencën midis njerëzve të rajonit kundër presioneve dhe përpjekjeve për okupim të shteteve të Antantës.

Gjithashtu, me udhëzimet e Mustafa Kemal Pashait, u bënë përpjekje te mëdha që lajmet e AA-së me një fshehtësi të madhe të dërgoheshin te populli dhe gazetat pro Luftës Kombëtare në Stambollin e okupuar. Kështu, në emër të Luftës Kombëtare, agjencia hapi edhe një front tjetër që mund të quhet "media".

Pas Yunus Nadi dhe Halide Edip, në agjenci u bashkua edhe Hamdullah Suphi, kështu që në muajt e parë numri i punonjësve arriti në 10.

Sot, Anadolu renditet ndër agjencitë më të njohura të lajmeve në botë, me 85 zyra në 81 qytete në mbarë Türkiyen dhe 39 qendra jashtë vendit, me operacione në 144 vende.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın