Turqia

Anadolu Agency dhe YTB ofrojnë trajnime online në sferën e medias

Seria e trajnimeve të "Akademive të Medias", të realizuar në bashkëpunim mes YTB-së dhe AA-së, do të fillojë me një sesion mbi Trajnimin Mediatik të Brezit të Ri

Sena Güler  | 26.01.2021 - Përdıtësım : 27.01.2021
Anadolu Agency dhe YTB ofrojnë trajnime online në sferën e medias

Ankara

Presidenca e Turqisë për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Mike (YTB) dhe Anadolu Agency (AA) kanë përgatitur një seri trajnimesh në sferën e medias, komunikimit, gazetarisë dhe mediat sociale për publikun ndërkombëtar.

Sipas informacionit të marrë nga YTB, seria e trajnimeve të "Akademive të Medias" do të fillojë me një sesion mbi Trajnimin Mediatik të Brezit të Ri.

Trajnimi online do të mbahet në datat 15-19 mars dhe pjesëmarrësve do t'u jepet një certifikatë në fund të trajnimit.

Aplikimet për fazën e parë të programit mund të dorëzohen deri më 17 shkurt në adresën https://basvuru.ytb.gov.tr/.

Ata që përfundojnë fazën e parë do t'u ofrohet një trajnim i specializuar nga AA në gazetari të diplomacisë; gazetari në sferat ekonomi-financa; energjetikë; mbrojtje; gazetari e ndihmës humanitare dhe gazetari e të dhënave.

Trajnimet do të mbahen në gjuhën turke.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.