Turqia

Ambasadori palestinez falënderon AA-në për raportimin e "guximshëm"

Gjatë një takimi në Ankara, ambasadori palestinez shprehu kënaqësi për interesin dhe ndjeshmërinë e AA-së në çështjen e Palestinës dhe falëderoi agjencinë për “gazetarinë e guximshme dhe parimore”

Sena Güler   | 11.09.2019
Ambasadori palestinez falënderon AA-në për raportimin e "guximshëm" ( Doğukan Keskinkılıç - Anadolu Agency )

Ankara

Ambasadori i Palestinës në Turqi, Faed Mustafa, ka vlerësuar gazetarinë e “guximshme dhe parimore” të Anadolu Agency (AA) gjatë vizitës së tij në selinë e agjencisë.

Një delegacion i kryesuar nga ambasadori Mustafa, në kryeqytetin Ankara u takua me drejtorin e përgjithshëm të AA-së, Şenol Kazancı, dhe zv/drejtorin e përgjithshëm dhe kryeredaktorin Metin Mutanoğlu.

Gjatë takimit, ambasadori palestinez shprehu kënaqësi për interesin dhe ndjeshmërinë e AA-së në çështjen e Palestinës dhe falëderoi agjencinë për “gazetarinë e guximshme dhe parimore”.

Kazancı dhe Mustafa diskutuan një marrëveshje bashkëpunimi midis AA-së dhe agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, për të cilën procesi i përgatitjes është pothuajse i finalizuar.

Ata po ashtu u pajtuan për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit midis dy agjencive.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın