Turqia

Akar: Nuk do të lejojmë asnjë tradhtar të mbajë uniformën ushtarake

"Qëllimi ynë është të pastrojmë terroristët nga radhët tona dhe të mos lejojmë asnjë tradhtar të vetëm të mbajë këtë uniformë të lavdishme ushtarake", tha Akar

Firdevs Bulut  | 03.06.2020 - Përdıtësım : 03.06.2020
Akar: Nuk do të lejojmë asnjë tradhtar të mbajë uniformën ushtarake

Ankara

Ushtria turke ka shkarkuar 4.562 pjesëtarë të personelit dhe degradoi 531 ushtarë në pension nga gradat e tyre si pjesë e operacioneve të saj kundër organizatës terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit shtetit të mposhtur të vitit 2016, bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, raporton Anadolu Agency (AA).

"Qëllimi ynë është të pastrojmë terroristët nga radhët tona dhe të mos lejojmë asnjë tradhtar të vetëm të mbajë këtë uniformë të lavdishme ushtarake", tha Akar.

Shifrat marrin parasysh shkarkimet pasi gjendja e jashtëzakonshme ishte hequr në vitin 2018.

I gjithë personeli me lidhje të dyshuara me FETO-n përballet me hetim të plotë.

"Lufta jonë me të gjitha organizatat terroriste, përfshirë FETO-n, do të vazhdojë. Ne po punojmë ngushtë me shërbimet e inteligjencës, për të bërë gjithçka të nevojshme me çdo informacion", vazhdoi Akar.

Që nga përpjekja e dështuar për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, rreth 19.583 personel u larguan nga forcat. Prej tyre 4.156 pjesëtarë të personelit janë ende nën hetime ligjore.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan përpjekjen për grusht shteti i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe afër 2.200 të plagosur.

Turqia akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın