Ahmeti vazhdon biznesin me kaseta dhe disqe për gjysmëshekulli, pavarësisht epokës digjitale
Ahmet Aydin, 69-vjeç, i cili filloi të shiste kaseta në qendër të qytetit në vitin 1976, ka ndjekur profesionin e tij, të cilit i është përkushtuar me pasion, për shumë vite
Giresun
Ahmet Aydin, i cili vazhdon t'u sjellë kaseta dhe disqe entuziastëve të nostalgjisë në Giresun të Turqisë pavarësisht epokës digjitale, ka kaluar mbi 50 vjet në të njëjtën dyqan, raporton Anadolu.
Ahmeti, 69-vjeç, i cili filloi të shiste kaseta në qendër të qytetit në vitin 1976, ka ndjekur profesionin e tij, të cilit i është përkushtuar me pasion, për shumë vite. Pavarësisht se dëgjuesit sot i drejtohen përmbajtjes digjitale, Aydin nuk ka ndërmend ta mbyllë dyqanin e tij.

Dyqani i Ahmetit përmban mbi 1.500 kaseta dhe disqe që përmbajnë këngë nostalgjike nga vitet 1980 deri në kohët e fundit.
Duke vazhduar t'u shërbejë entuziastëve dhe dashamirësve të nostalgjisë, ai gjithashtu ofron informacione për të rinjtë që po hasin kaseta për herë të parë.
Për Anadolu, Ahmeti tha se ai vazhdon profesionin e tij jo për hir të fitimit të parave, por për hir të nostalgjisë.

Duke deklaruar se në të kaluarën kishte një kërkesë të lartë për kaseta, ai shpjegoi se edhe pse nuk kishte prodhim kasetash, ai blinte kaseta që i gjente në depo dhe ua shiste atyre që i donin.
Ahmeti tha se ndërsa ka ende njëfarë interesi për kasetat dhe disqet krahasuar me të kaluarën, kasetat nga artistë si Ferdi Tayfur, Orhan Gencebay dhe Muslum Gurses janë veçanërisht të njohura.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
