Turqia

Agjencitë e lajmeve tregojnë interes për punën e AA-së ndaj propagandës njollosëse kundër Turqisë

Özkaya njoftoi se si nëpërmjet punimeve speciale të AA-së, dështuan përpjekjet e organizatës terroriste YPG/PKK, e cila duke përdorur fotografitë e AA-së, u përpoq të njollosë operacionin "Burimi i Paqes"

Ahmet Furkan Mercan  | 07.11.2019 - Përdıtësım : 08.11.2019
Agjencitë e lajmeve tregojnë interes për punën e AA-së ndaj propagandës njollosëse kundër Turqisë

Ankara

Në takimin e 17-të të Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Agjencive të Lajmeve të Azisë-Paqësorit (OANA) që po mbahet në Korenë e Jugut u shpjegua se si me punën e përshkushtuar të Anadolu Agency (AA), dështuan aktivitetet e organizatës terroriste YPG/PKK e cila duke përdorur fotografitë e AA-së u përpoq të bëjë dezinformim dhe propagandë njollosëse.

Takimi i 17-të i Asamblesë së Përgjithshme OANA zhvillohet nën organizimin e Koresë së Jugut në kryeqytetin e saj Seul. Në këtë takim marrin pjesë 44 antëarë të OANA-s nga 35 vende.

Në Asamblenë e Përgjithshme morën pjesë si "vëzhgues" edhe Kongresi Botëror i Agjencive të Lajmeve (NAWC), Aleanca e Agjencive të Lajmeve nga Mesdheu (AMAN) dhe Federata Atlantike e Agjencive të Shtypit të Afrikës (FAAPA).

AA në këtë takim përfaqësohet nga Zv.kryetari i Bordit drejtues, Muhammet Salih Demirkan si dhe zv.drejtori i përgjithshëm, Mustafa Özkaya.

Punimet e përkushtuara të AA-së kundër organizatës terroriste

Zv.drejtori i përgjithshëm Özkaya, në pjesën e "Raporteve të Vendeve" i cili është prezantuar në aspektin e mbledhjes së zhvilluar, shpjegoi punimet e AA-së në kuadër të luftës kundër lajmeve të rreme.

Özkaya njoftoi se si nëpërmjet punimeve speciale dhe të përkushtuara të AA-së, dështuan përpjekjet e organizatës terroriste YPG/PKK e cila duke përdorur fotografitë e AA-së u përpoq të kryejë aktivitete dezinformimi dhe propagandë njollosjeje gjatë operacionit "Burimi i Paqes" që filloi në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë me qëllimin për të eliminuar korridorin e terrorit në kufirin jugor të Turqisë dhe për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon.

YONHAP merr presidencën e rradhës

Në Asamblenë e Përgjithshme presidenca e radhës së OANA-s do të kalojë për tre vitet e ardhshme nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Azerbajxhanit (AZERTAC) tek agjencia YONHAP dhe gjithashtu do të zgjidhet edhe Bordi drejtues i OANA-s për periudhën 2019-2022 si dhe presidenca e OANA-s për periudhën 2022-2025.

Në kuadër të asamblesë, përfaqësues të medias ndërkombëtare dhe nga bota akademike do të zhvillojnë prezantime të ndryshme dhe një konferencë me titullin "Vështirësitë e reja për gazetarinë: Problemet teknologjike të inovacionit dhe të sigurisë".

Takimi i Asamblesë së Përgjithshme do të vazhdojë në Seul gjatë 3 ditëve.

"Lentja thotë të vërtetën"

Artëdashësit koreano-jugorë vizituan ekspozitën e fotografive me titull "Lentja thotë të vërtetën" e cila u zhvillua në kuadër të Asamblesë të Përgjithshme OANA nën organizimin e YONHAP, e përbërë me fotografi të zgjedhura që u dërguan nga 44 agjencitë e lajmeve anëtare të OANA-s nga kategoritë e lajmit, kulturës, jetës së përditshme dhe panoramike.

Fotografitë e AA-së të cilat në qendër të tyre kanë njeriun dhe ndjenjat e përbashkëta humane ishin ndër fotot më të preferuara në mesin e fotografive të përzgjedhura.

Unioni i Agjencive të Lajmeve të Azisë-Paqësorit (OANA) është e shtrirë në një rajon në të cilin jetojnë më shumë se gjysma e popullsisë së botës. Ajo u themelua në vitin 1961 me iniciativën e UNESCO-s, Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë me qëllimin për të siguruar shkëmbimin e drejtpërdrejt dhe të lirë të lajmeve mes agjencive të lajmeve.

Agjencia e lajmeve Anadolu Agency (AA) iu bashkua OANA-s në vitin 1978.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.