Turqia

Aeroplani i ministrit turk bën ulje të detyruar, nuk ka të lënduar

Aeroplanit iu desh të bënte ulje emergjente në Aeroportin Erhac të qytetit Malatya rreth 40 minuta pas ngritjes për shkak të problemeve në motor

Deniz Çiçek Palabıyık  | 16.04.2021 - Përdıtësım : 16.04.2021
Aeroplani i ministrit turk bën ulje të detyruar, nuk ka të lënduar

Ankara

Aeroplani në të cilin ndodhej ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë i Turqisë u detyrua të bëjë ulje emergjente në provincën lindore Malatya, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aeroplanit iu desh të bënte ulje emergjente në Aeroportin Erhac të qytetit Malatya rreth 40 minuta pas ngritjes për shkak të problemeve në motor, por raportohet se askush në bord nuk është lënduar.

Paraditen e sotme, ministri Bekir Pakdemirli u largua nga kryeqyteti Ankara për në provincën juglindore Sirnak me një aeroplan që i përkiste Drejtorisë së Pylltarisë.

Përveç ministrit, në aeroplan ndodheshin edhe nëntë persona, përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit, deputetë të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), zv/ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, si dhe zyrtarë të tjerë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın