Adana, qyteti që nuk fle kurrë nga aromat e kuzhinës
Kuzhinat dhe restorantet në Adana hapen në agim dhe vazhdojnë 24 orë në ditë

Adana
Në Adana, një nga qendrat kryesore gastronomike të Turqisë, kuzhinat dhe restorantet e saj hapen në agim dhe vazhdojnë 24 orë në ditë, raporton Anadolu.
Nga kebapi i veçantë te mëlçia, nga mumbari dhe şırdani te halka (ëmbëlsira unazore) dhe shalgami (lëng rrepe turk), Adana u ofron entuziastëve të kuzhinës mundësinë për të ngrënë 24/7.
Me dritën e parë të agimit, rruga e njohur si "Ciğerciler Sokağı" në Pazarin historik Kazancılar fillon të tymosë.
Vizitorët nga qyteti dhe më gjerë shijojnë mëngjesin e tyre me kebap mëlçie në tavolinat e shtruara në rrugë.
Ata që preferojnë të mos hanë mëlçi për mëngjes preferojnë byrek të bërë me djathë dhe qepë të kombinuar me jufka.
Kebapi i Adanas, i bërë me mish qengji është gjithashtu i disponueshëm në restorante në të gjithë qytetin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.