Turqia

AA vazhdoi publikimin e rezultateve të sakta edhe në zgjedhjet në Stamboll

Kreu i Bordit Drejtues të AA-së dhe Drejtori i Përgjithshëm, Şenol Kazancı, tha se kjo agjenci ua ka komunikuar rezultatet e përditësuara qindra mediumeve vendase dhe të huaja

Barış Gündoğan  | 24.06.2019 - Përdıtësım : 25.06.2019
AA vazhdoi publikimin e rezultateve të sakta edhe në zgjedhjet në Stamboll

Ankara

Anadolu Agency (AA) vazhdoi të jetë burim për rezultatet e zgjedhjeve në Turqi në rivotimin për kryebashkiakun e Stambollit më 23 qershor, ndërkohë që nga viti 2014 ka komunikuar rezultatet në Turqi dhe në nivel global në gjashtë zgjedhje dhe referendumin e 16 prillit të vitit 2017.

Në zgjedhjet e djeshme në Stamboll, kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP), Ekrem İmamoğlu, u shpall fitues pasi siguroi 54,21 për qind të votave, duke u bërë kryebashkiaku i 17-të i metropolit turk në historinë moderne të Turqisë.

Fillimisht, AA ndau të dhënat lidhje me rezultatet me abonentët, ndërsa pas heqjes së embargos së publikimit të rezultateve në ora 19:15 sipas kohës lokale, rezultatet ishin të qasshme në faqen "secim.aa.com.tr".

Kreu i Bordit Drejtues të AA-së dhe Drejtori i Përgjithshëm, Şenol Kazancı, tha se kjo agjenci ua ka komunikuar rezultatet e përditësuara qindra mediumeve vendase dhe të huaja.

"Zbatuam detyrën tonë të informimit të opinionit"

Kazancı tha se 2.250 media kanë qenë të abonuara këtë vit për të dhënat e AA-së nga kutitë e votimeve, duke shtuar se rezultatet në të njëjtën kohë janë bërë të ditura në mbarë botën përmes publikimeve të agjencisë në 13 gjuhë të ndryshme.

Ai njoftoi se ekipe profesionale janë formuar për shpërndarjen e shpejtë dhe të saktë të informacioneve mbi zgjedhjet dhe shtoi se mediumet evropiane, amerikane dhe arabe kanë ndjekur rezultatet përmes AA-së.

"Zbatuam detyrën tonë të informimit të opinionit", tha Kazancı.

"Të dhënat e marra nga kutitë në zgjedhjet e Stambollit u ndanë me abonentët tanë së bashku me grafikët", shtoi ai.

Sikurse në zgjedhjet e kaluara, AA edhe këtë herë publikoi 99 për qind të të dhënave të kutive të votimit, duke lënë që Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) të shpallë 100 për qind të rezultateve.

"Anadolu Agency grumbullon vetëm të dhënat nga kutitë e votimit nëpër shkolla dhe ua njofton abonentëve dhe opinionit. Të dhënat sigurohen nga procesverbalet e numërimit të votave nga kutitë e votimit dhe AA me shpejtësi ua njofton ato abonentëve. Ndërkaq, të dhënat nga kutitë mobile dhe ato në burgje mund t'i shohë vetëm YSK. Andaj, në çdo proces zgjedhor, publikimi i të dhënave nga AA mbetet në rreth 99 për qind", tha Kazancı.

"Në zgjedhjet e djeshme, AA publikoi rezultatet nga 99,37 për qind e votave dhe u prit njoftimi i YSK-së për të parë rezultatin final", theksoi Drejtori i Përgjithshëm i AA-së.

Sipas YSK-së, Ekrem İmamoğlu ka siguruar 54,21 për qind të votave, kurse Binali Yıldırım, kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) 44,99 për qind.

"AA e vetmja në botë që komunikon rezultatet nga kutitë e votimit"

Kazancı më tej theksoi se agjencia realizoi me sukses njoftimin e rezultateve duke ngelur në parimin e raportimit të përgjegjshëm.

"Është sukses i madh që të dhënat që ishin në vëllim të madh ajo arriti me sukses t'ua njoftojë qytetarëve për një kohë të shkurtër, rreth dy orë e gjysmë. Nuk ka një medium tjetër në botë që ka bërë një gjë të tillë. Teksa madje në vendet më të zhvilluara njoftohen anketat dalëse, AA bën një raportim shembullor duke komunikuar të dhënat nga kutitë në çdo zgjedhje në Turqi", potencoi Kazancı.

Siç theksoi në fund ai, rezultatet e publikuara nga AA për zgjedhjet e djeshme janë të njëjta me ato të publikuara nga YSK.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın