Turqia

AA dhe FENA marrëveshje bashkëpunimi

Në kuadër të marrëveshjes, agjencitë mes tyre do të shkëmbejnë lajme në gjuhën angleze si dhe do të ndajnë përvojat e tyre në fushat teknike, editoriale dhe trajnime profesionale

Andaç Hongur, Zeynep Rakipoğlu  | 17.11.2018 - Përdıtësım : 17.11.2018
AA dhe FENA marrëveshje bashkëpunimi

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Anadolu Agency (AA) dhe Agjencia e Lajmeve të Federatës së Bosnjë Hercegovinës (FENA) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Në Asamblenë e 27-të të Përgjithshme dhe Konferencën e Agjencive të Lajmeve në Ballkan dhe Evropën Juglindore (ABNA-SE) në Stamboll, organizatore e së cilës është Anadolu Agency (AA), kreu i Bordit drejtues dhe drejtori i përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı dhe drejtori i Përgjithshëm i FENA, Elmir Huremovic, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit.

Në kuadër të marrëveshjes, agjencitë mes tyre do të shkëmbejnë lajme në gjuhën angleze si dhe do të ndajnë përvojat e tyre në fushat teknike, editoriale dhe trajnime profesionale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.