Turqia

15 korriku në Turqi: Martirët e një vendi janë "të paharrueshëm"

Ahmed tha se dhimbja mbi humbjen e djalit të tij nuk i kalon kurrë. “Nuk ka një ditë të vetme gjatë tre viteve të fundit që ne kemi harruar atë. Njerëzit që u martirizuan për vendin dhe kombin janë të paharrueshëm”, thotë ai

Erdoğan Çağatay Zontur  | 15.07.2019 - Përdıtësım : 16.07.2019
15 korriku në Turqi: Martirët e një vendi janë "të paharrueshëm" ( Gültekin Yetgin - Anadolu Agency )

Ankara

Tre vjet më vonë, prindërit e një dëshmori dje kujtuan djalin e tyre, një nga qindra të vrarë më 15 korrik 2016 gjatë tentativës vdekjeprurëse të grusht shtetit nga organizata terroriste FETO kundër qeverisë turke.

Në këtë natë fatale, Cengiz Hasbal ishte në urën e Bosforit “Boğaziçi”, e cila nga ajo natë u riemërua “Ura e Martirëve të 15 Korrikut”, duke i rezistuar tentativës për grusht shteti së bashku me vëllain e tij Huseyin.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), babai i tyre Ahmet Hasbal tha se djemtë e tij ishin në pjesën e parë të frontit të një grupi të mbështetësve të demokracisë që drejtoheshin drejt urës, e cila ishte barrikaduar nga forcat puçiste.

“Kur arritën në urë, (puçistët) hapën zjarr ndaj tyre. Cengiz u qëllua nga breshëri i dytë i plumbave. Plumbat kaluan matanë Huseyin-it, por Cengiz u qëllua. Ne shkuam (në Stamboll) të nesërmen, por Cengiz u martirizua 19 ditë më vonë”, tha Ahmed.

Ahmed tha se dhimbja mbi humbjen e djalit të tij nuk i kalon kurrë. “Nuk ka një ditë të vetme gjatë tre viteve të fundit që ne kemi harruar atë. Njerëzit që u martirizuan për vendin dhe kombin janë të paharrueshëm”, thotë ai.

Nëna e djemve, Dürdane Hasbal, e cila shpreson që djali i saj të jetë në parajsë thotë: “Unë nuk jam nëna e vetme e një martiri, por jam krenare që jam njëra”.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e dështuar, i cili la 251 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.

Ankaraja akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin nëpërmjet infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

Turqia shënon 15 korrikun si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar me ngjarje që nderojnë ata që humbën jetën duke mposhtur puçistët dhe që kujtojnë trimërinë e kombit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.