Turqia

"Qyteti i fundosur" dhe gjiret e mrekullueshme natyrore në Antalya tërheqin vëmendjen e turistëve

Duke tërhequr vëmendjen me bukurinë natyrore dhe të kaluarën historike, Kekova është një destinacion popullor për anije turistike dhe jahte private që nisen nga vende të ndryshme.

Ayşe Şensoy Boztepe  | 27.09.2025 - Përdıtësım : 29.09.2025
 "Qyteti i fundosur" dhe gjiret e mrekullueshme natyrore në Antalya tërheqin vëmendjen e turistëve Foto: Orhan Çiçek/AA

Antalya

Rajoni i Kekovës në Antalya të Turqisë u ofron mysafirëve të tij një lundrim të paharrueshëm me ujërat e tij të kristalta dhe rrënojat historike nënujore, raporton Anadolu.

Duke tërhequr vëmendjen me bukurinë natyrore dhe të kaluarën historike, Kekova është një destinacion popullor për anije turistike dhe jahte private që nisen nga vende të ndryshme.

Rajoni, i cili mirëpret shumë turistë vendas dhe ndërkombëtarë çdo vit me detin e tij të kaltër, është shtëpia e rrënojave të shumta historike dhe bukurive natyrore, veçanërisht gjiret e Kaleüçağız, Kaleköy, "Qytetit të fundosur", Hamidiye dhe Tersane.

Vizitorët që ndalen në qytetin e vogël bregdetar të Likias i cili është i paarritshëm me makinë, kanë gjithashtu mundësinë të vizitojnë qytetin e lashtë të Simenës.

Ata që eksplorojnë ujërat e kristalta të Kaleköy, një "parajsë e fshehur", kanë mundësinë të bëjnë foto dhe të notojnë shumë afër një sarkofagu të zhytur.

"Qyteti i fundosur", i shpallur Park Kombëtar për shkak të artefakteve të shumta nga periudhat bizantine dhe romake, ndodhet gjithashtu në rajonin e Kekovës. Vizitorët mund të kalojnë shumë afër "Qytetit të fundosur" me varkë ose kanoe, ku noti është i ndaluar, dhe të shohin shkallët nënujore, dallgëthyesin dhe rrënojat me sy të lirë.

Rrethi Kaleüçağız është gjithashtu shtëpia e Gjirit Hamidiye, fshehur midis rrënojave të lashta dhe i vetmi akses tokësor në rajon. I emëruar sipas anijes luftarake Hamidiye, e ankoruar këtu në vitin 1913, gjiri është i shquar për ujërat e tij kristalore.

- "Kekova është padyshim ylli në ngritje"

Kryetari i Bashkisë Demre, Fahri Duran, për Anadolu tha se zona kohët e fundit ka tërhequr shumë vizitorë.

Duran thekspoi se zona është gjithashtu një destinacion i rëndësishëm për historinë e tij të kaluar, duke shtuar se Kisha e Shën Nikollës dhe qytetet e lashta si Myra dhe Andriake janë një rreth i mbushur me histori.

Duran theksoi se rajoni krenohet me një det të thellë blu dhe një mjedis natyror të paprekur, së bashku me thellësitë e tij historike.

"Mund ta quajmë rajonin tonë 'perla e Rajonit Mesdhetar'. Vizitorët tanë nisen nga skelat Kaleüçağız, Çayağzı dhe Kaş. Çdo ditë, mesatarisht 5.000 vizitorë marrin varka nga qyteti i lashtë i Simenës për në gjirin e Tersanës dhe Hamidiyes, ku notojnë dhe dëshmojnë peizazhin e jashtëzakonshëm. Kekova është padyshim ylli në ngritje i kohëve të fundit. Është një destinacion popullor për ata që kërkojnë relaksim mendor dhe fizik dhe për të shijuar natyrën, detin dhe botën natyrore".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın