top headline

Türkiye: Katër anije tjera të ngarkuara me grurë janë nisur nga Ukraina

Ministria turke e Mbrojtjes tha se dërgesat nga portet ukrainase po vazhdojnë siç ishte planifikuar

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 07.09.2022 - Përdıtësım : 07.09.2022
Türkiye: Katër anije tjera të ngarkuara me grurë janë nisur nga Ukraina

Ankara

Katër anije tjera janë larguar nga portet ukrainase sipas marrëveshjes së eksportit të grurit të Istanbulit, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Türkiye-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një deklaratë e ministrisë, e cila nuk zbuloi pikat e nisjes apo destinacionet e anijeve, tha se dërgesat nga portet ukrainase po vazhdojnë siç ishte planifikuar.

Türkiye, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje në Istanbul më 22 korrik për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt.

Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB është ngritur në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.

Që nga anija e parë që lundroi sipas marrëveshjes më 1 gusht, të paktën 100 anije kanë transportuar mbi 2.5 milionë tonë produkte bujqësore nga Ukraina.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın