top headline

Ministria turke e Mbrojtjes: Tre anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

Eksportet e grurit nga portet ukrainase të Detit të Zi kryhen nën vëzhgimin e Qendrës së Përbashkët Koordinuese në Istanbul

Merve Aydogan  | 09.09.2022 - Përdıtësım : 10.09.2022
Ministria turke e Mbrojtjes: Tre anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

Ankara

Tre anije të tjera janë nisur nga portet ukrainase sipas marrëveshjes së eksportit të grurit të Istanbulit, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare Turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ministrisë, e cila nuk bëri të ditur pikat e nisjes apo destinacionet e anijeve, të paktën tre anije të tjera që transportonin grurë janë nisur nga portet e Ukrainës mëngjesin e sotëm.

Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul më 22 korrik për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt.

Për të mbikëqyrur dërgesat në Istanbul është hapur një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja.

Që nga nisja e anijes së parë sipas marrëveshjes më 1 gusht, të paktën 100 anije kanë transportuar mbi 2.5 milionë tonë produkte bujqësore nga Ukraina.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın