Zidane: Ronaldo bëri diferencën në fitoren ndaj Romës
"Jam i lumtur për golin e tij, sepse të gjithë presin që Ronaldo të shënojë gola. Jam i lumtur edhe për të gjithë ekipin"

Romë
ROMË (AA) - Gjithmonë më e rëndësishme është ekipi, por diferencën në terren për fitoren tonë ndaj Romës e solli Cristiano Ronaldo, ka thënë Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid, ekipi i të cilit mbrëmë në ndeshjen e parë të së tetës së finales në Ligën e Kampionëve mposhti Romën, me rezultatin 2:0, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai vuri në dukje se para ndeshjes në stadiumin e Romës "Olimpico" në veçanti foli me Ronaldon.
"Jam i lumtur për golin e tij, sepse të gjithë presin që Ronaldo të shënojë gola. Jam i lumtur edhe për të gjithë ekipin. Të gjithë u përpoqën dhe i uroj ata. Pjesa e parë ishte shumë e vështirë. Por në pjesën e dytë ne luajtëm shumë më mirë dhe e merituam fitoren", ka thënë Zidane.
Real mbrëmë mposhti Romën me golat e shënuara nga Ronaldo në minutën e 57-të dhe Jesse në minutën e 86-të të ndeshjes. Ndeshja e kthimit mes dy ekipeve në fjalë do të luhet më 8 mars në Madrid.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.