Sport

Ylli i Tottenham Hotspur-it, Son, vazhdon kontratën me klubin deri në vitin 2025

Anësori 29-vjeçar shënoi 22 gola në 51 paraqitje gjatë sezonit 2020-2021

Muhammed Enes Çallı  | 23.07.2021 - Përdıtësım : 24.07.2021
Ylli i Tottenham Hotspur-it, Son, vazhdon kontratën me klubin deri në vitin 2025

Ankara

Ylli i futbollit nga Koreja e Jugut, Son Heung-Min, ka zgjatur kontratën e tij me skuadrën angleze Tottenham Hotspur deri në vitin 2025, njoftoi klubi, transmeton Anadolu Agnecy (AA).

"Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se Heung-Min Son ka nënshkruar një kontratë të re katërvjeçare me klubin, e cila do të zgjasë deri në vitin 2025", tha ekipi i Premierligës së Anglisë.

Pasi u bashkua me Tottenham-in në vitin 2015 nga klubi gjerman Bayer Leverkusen, Son ka shënuar 107 gola dhe 64 asistime në 280 ndeshje për ekipin e tij.

Anësori 29-vjeçar shënoi 22 gola në 51 paraqitje gjatë sezonit 2020-2021.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın