Sport

Ylli i NBA-së, Kyrie Irving vesh fanellën 'PRESS' në All-Star Game 2026 për të nderuar gazetarët e vrarë në Gaza

"Dedikuar gazetarëve tanë të dashur në Gaza që i tregojnë botës të vërtetën", shkruhej në etiketën e bluzës

Emre Aşıkçı  | 16.02.2026 - Përdıtësım : 16.02.2026
Ylli i NBA-së, Kyrie Irving vesh fanellën 'PRESS' në All-Star Game 2026 për të nderuar gazetarët e vrarë në Gaza

Stamboll

Ylli i Dallas Mavericks, Kyrie Irving mbajti të veshur një bluzë me mbishkrimin "PRESS" me një mesazh mbështetjeje për gazetarët e vrarë në Gaza në ndeshjen All-Star të NBA-së të hënën, transmeton Anadolu.

"Dedikuar gazetarëve tanë të dashur në Gaza që i tregojnë botës të vërtetën", shkruhej në etiketën e bluzës.

Ylli 33-vjeçar, i cili më parë ka bërë bujë për mbështetjen e tij ndaj Gazës dhe Palestinës, mbante veshur një kefije palestineze në një konferencë për mediat për të tërhequr vëmendjen ndaj gjenocidit në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.